Politika

Diktatura komuniste-Donald Lu: Vizituam burgun e Spacit, mbetëm të tronditur

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, deklaron se ka vizituar sot burgun e Spacit, një nga burgjet më mizore të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook të faqes zyrtare të ambasadës shprehet se “Sot, së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone. Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje. Ne patëm fatin të kishim tre njohës të mirë të zonës, të cilët na rrëfyen historitë e atyre që jetuan dhe humbën jetën këtu – Gjet Gjoni, guida jonë vendase, si dhe Nedi Pjetri dhe Jonathan Eaton nga Shoqata e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij”.

12063568_10153308521485838_5203992459057117653_n---“Dje, unë kisha nderin të takoja Fabian Katin, i cili ka qenë i dënuar politik në Spaç në mesin e viteve ’80-të. Z. Kati ia ka përkushtuar jetën e tij qëllimit për të mos e lënë në harresë tragjedinë e Spaçit. Ai së bashku me ish-të burgosur politikë të tjerë në Spaç, po punon për të ndërtuar një muze në ish- burgun komunist, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njihen me këto histori të rëndësishme. Gjithashtu, ai ka bërë disa filma dokumentarë dhe ka shkruar libra mbi ata që u zhdukën dhe ata që i mbijetuan kësaj përvoje çnjerëzore. Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot”.

Po ashtu, ambasadori Lu thekson se “Në oborrin e Ambasadës sonë ndodhet një pemë manjole, e mbjellë nga punonjësit tanë. Nën këtë pemë është një pllakatë, ku është gdhendur një citim i Maya Angelou, i cili thotë, “Historia, pavarësisht dhimbjes së saj therrëse, nuk mund të zhbëhet, por nëse përballohet me kurajo, nuk ka pse të përjetohet sërish.”

“Unë dua t’i nxis të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë Spaçin dhe të njihen me historitë e atyre shqiptarëve guximtarë që mbijetuan apo humbën jetën në këtë vend. Shumë shpejt, do të jetë përgjegjësia juaj që këto histori t’ia ritregoni fëmijëve tuaj” shprehet Lu, duke sjell në imazhe foto nga vizita e tij në Spac.

Related Articles

Nje koment

  1. Zoti Ambasador,
    Me pëlqeu mënyra dhe këndvështrimi i paraqitjes se ndjenjave tuaja kur vizituat burgun e Spaçit. Janë rrëqethëse ndodhitë rreth 50 vjeçare për popullin tim. Mire është te edukohen njerëzit, te mbahen te restauruara këto vende te tmerrit, shfrytëzimit, dhunës, poshtërimit, te njerëzve qe, ne te shumtën e rasteve as nuk e dëmtuan diktaturën.
    Por, gjykoj se e rëndësishme është te behet dekomunistizimi i Shqipërisë. Sot ka kriminele ne politike, ne Kuvendin Popullor e ndoshta ne qeveri. Dekriminalizimi i vendit është domosdoshmëri. Por dekomunistizimi është jetësor, nuk pret, ndryshe një fat i keq e pret popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Jo thjeshte ish komunistet, por ideologjia e tyre është futur ne te gjitha qelizat e jetës politike e shoqërore te Shqipërisë. Ketë e sheh hapur edhe ne qëndrimet e disa historianeve qe, për mua janë pseudo historianë, për te vazhduar shkrimin e shtrembëruar te historisë, për te mbajtur ne memorie një kriminel te kalibrit te Hitlerit dhe Stalinit sikundër ishte Enver Hoxha për Shqipërinë.
    Nuk do zgjatem sepse unë kam përshtypjen se ju i njihni mire këto probleme. Problemi është qe trashëgimtaret e grupimeve komuniste me mendësitë e tyre nuk e lenë te shkoje përpara shoqërinë shqiptare. Është koha, sa nuk është ende shume vone qe te dekomunistikohet Shqipëria, qe trashëgimtaret e udhëheqjes se larte komuniste por, dhe te niveleve me te ulëta, te mos kenë me vend ne hallkat e pushtetit, qe njerëz si Gramoz Ruci, ish drejtuesi komunist i Ministrisë se Punëve te Brendshme dhe i sigurimit te shtetit te mos diktojnë me.
    Për me tepër zoti Ambasador duhet vepruar me dore me te hekurt kur mbartës se ideologjisë komuniste dhe trashëgimtare te drejtuesve komuniste pranohen te jetojnë apo punojnë ne SHBA. Tani jemi pak vone por, kam vërejtur se këtu ne SHBA me shpejt dhe me te sigurte kane qene ne fitimin e qytetarisë amerikane ish sigurimsat dhe ish komunistet sesa ish te përndjekurit e mirëfillte nga diktatura komuniste. Dhe, kjo është bere kur një nder kushtet është mos qenia komunist.
    Por, këtu ndodh qe punojnë ne Zërin e Amerikës, mbartës te komunizmit. Unë ja kam shprehur direkt atyre para disa vitesh dhe ripërsëritur para disa ditësh. Me veprimet dhe mos veprimet e tyre ata janë bere një barrierë e forte qe mos te thuhen te vërtetat e hidhura ne mbrojtje te trashëgimtareve te ideologjisë komuniste.
    Mbi te gjitha Zoti Ambasador gjithmonë i kam bere pyetjen vetes se pse ne SHBA, qe është dhe shteti im i dyte ne përgjithësi ne Ambasadën e Shqipërisë, te miratohen ambasadore qe janë pinjollë te rrezikshëm te udhëheqjes komuniste te djeshme? Nuk e kam fjalën për zotin Tarifa, qe ishte edhe i afte, por edhe bir i ndihmësit te afërt te Enver Hoxhës. E kam fjalën qe edhe sot ne Uashington emërohet një njeri jo thjeshte e vetëm e paafte, përçarëse ndaj ne shqiptareve, por edhe mbesa e një nder udhëheqësve komuniste te urryer. E kuptoj se i biri i këtij te urryeri është sot Ministër I Punëve te Jashtme ne Shqipëri. Por ne Shqipëri pushtetin e kane marre pikërisht këta trashëgimtare, prandaj kërkojmë edhe dekomunistizimin. Fjalën e kam pse edhe shteti amerikan duhet t’i pranoje këta njerëz ne ambasada. Me duket se edhe Ju mund te luanit një rol ne mos dekretimin e njerëzve jo diplomate dhe për me tepër trashëgimtare te komunizmit te urryer. Ndoshta duke mos pranuar këta njerëz ju filloni te paktën për palën amerikane dekomunistizimin e institucioneve shqiptare qe veprojnë ne SHBA. E njoh mire luftën qe ka bere SHBA, ndonjëherë dhe te tepruar, kundër shfaqjeve te ideologjie komuniste këtu ne SHBA. Pyetja ime është: Pse po zbutet kjo lufte? Ne shqiptaret e ndjejmë vazhdimësinë komuniste ne veprimet e tyre tepër arbitrare si ato te zonjës Faber ne përçarjen e komunitetit te shqiptareve te Miçiganit ku unë jetoj. Ndoshta dekomunistizimi do te duhet te filloje edhe me shqiptaret qe janë te emëruar ne vete Ambasadën e SHBA ne Tirane. Sa di nga shtypi zonja Faber ka punuar për shume vite ne zyrat qe varen nga Ju.
    Respekte për njerëzit qe mbartin politiken e drejte amerikane.
    Me respekt
    TEODOR KARECO
    Troy, MI 10/29/2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button