Opinion

Diktaturat nuk janë më të afta se sa demokracitë në përballimin e krizave

“The Atlantic

Ideja se diktaturat i bëjnë gjërat më me vendosmëri, ndërsa demokracitë luhaten përballëkrizave, ka një origjinë të lashtë, dhe një simpati të qëndrueshme. Kur Republika e lashtëRomake përballej me kohëra të vështira, Senati caktonte në krye një burrë të fortë me kompetenca praktikisht të pakufizuara (por me një mandat të përkohshëm në detyrë) për ta menaxhuar krizën.

Abraham Lincoln, shpëtimtari i demokracisë amerikane dhe Emancipuesi i Madh, pezulloi zbatimin e ligjeve dhe burgosi ​​arbitrarisht kundërshtarët e tij, për të ruajtur vendosmërinë e Unionit për fitore në Luftën Civile Amerikane. Thuhet se diktatori italian Benito Mussolini i bëri trenat të mbërrinin më përpikëri në stacione”.

Nga ana tjetër, disa pretendojnë se demokracitë nuk mund të bëjnë gjithmonë të njëjtën gjë.Dhe argumenti se qeveritë autoritare i tejkalojnë demokracitë në një kohë krize, ka rifituar terren gjatë pandemisë së koronavirusitsidomos brenda qeverisë kineze.

Global Times, një gazetë botuar nga Partia Komuniste Kineze, deklaroi hapur se vendet perëndimore dështuan ta parandalojnë përhapjen e virusit në vendet e tyre …si rezultat i sistemeve të tyre të qeverisjes”, dhe se Perëndimi nuk mund të ketë një qeveri aq të fuqishme sa ajo e Kinës.

Në fakt, vdekjet e raportuara nga Kina prej Covid19 janë jashtëzakonisht të ulëta, pak më shumë se 5.700 në një vend me më shumë se 1 miliard njerëz. Po ashtu gazeta kineze shkruante se “përparësitë sistematike, përfshirë qeverisjen efektive nga lartposhtë dhe aftësinë për të mobilizuar burimet shoqërore, janë elementëkryesorë të suksesit të Kinëspërballë kësaj emergjence.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara – demokracia më e fuqishme në botë – është në valën e katërt të Covid-19, me nivele të larta të shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Më shumë se 660.000 amerikanë, kanë vdekur deri tani nga sëmundja Covid-19.

Një artikull i fundit në Foreign Policy (që vështirë se mund të etiketohet si një mbështetëse e autoritarizmit), argumentonte se kombet me “një disiplinë kolektive, respekt për autoritetin dhe besimin tek shteti”, janë ato që ia kanë dalë ta përballojnë më mirë këtë krizë të shëndetit publik, edhe pse nuk duhet fajësuar vetë demokracia.

Në mënyrë të ngjashme, edhe politologu i njohur amerikan Francis Fukuyama, mendon se fajtore nuk është domosdoshmërisht demokracia, por sipas tij “nëse qytetarët i besojnë udhëheqësve të tyre, dhe nëse këta udhëheqës drejtojnë një shtet kompetent dhe efektivkjo është vendimtare për të mposhtur një pandemi.

Ideja se shoqëritë e drejtuara nga lartposhtë, e kanë menaxhuar më mirë Covid-19, mund të shpjegojë pjesërisht arsyen pse qeverisja në të gjithë botën është bërë më autokratike që nga fillimi i pandemisë:Njerëzit dëshirojnë veprime vendimtare.

Ata që tek demokracitë rezistojnë masave të forta, siç janë vendimet pëvaksinimin e detyrueshëmpërmendin shpesh të drejtën e tyre për liri personale, pavarësisht faktit se programet e vaksinimit të detyrueshëm janë etikisht dhe historikisht të pajtueshme me demokracinë.

Ndërkohë, mediat perëndimore raportojnë se “Amerika ka dështuar në veprimet kolektive,apo se “SHBA-ja nuk ka arritur ti bindë amerikanët që të vaksinohen. Edhe Francis Collins, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, është shprehur se Amerika po dështon përballimin e Covid-19, për shkak të niveleve të ulëta të vaksinimit.

Presioni që krijon një kritikë e tillë tek qeveritë demokratike, që ato të jenë më autoritare,duhet të jetë shumë i madh. Gjithsesi në vitin 2020, shumica e vendeve që ishin etiketuar si të lira nga Freedom House qëndruan po të tilla:Reduktimet të drejtave politike dhe lirivecivile, u panë kryesisht tek diktaturat dhe regjimet hibride.

A duhet që bota t’i rikthehet diktaturës për të mposhtur pandeminë, dhe shumë sfida të tjera me të cilat përballemi? Edhe nëse diktaturat do të ishin më të afta sesa demokracitë në luftën kundëpandemisë, kjo nuk do të ishte një arsye e mjaftueshme për të zëvendësuar presidentët me byrotë politike, apo parlamentet me juntat ushtarake.

Liria, përfaqësimi i barabartë dhe të drejtat civile, janë më të rëndësishme sesa masat e shëndetit publik, të zbatuara në mënyrë të pamëshirshmePor qeverisja efektive dhe e vendosur që supozohet se ofron autokracia, mund të jetë jo pak joshëse.

Por kjo bie ndesh me faktin se pavarësisht publicitetit negativ me të cilin janë përballur, demokracitë janë të paktën po aq efektive në vaksinimin e qytetarëve të tyre sa vendet jo-demokratikeOur World in Data, një bashkëpunim midis studiuesve në Universitetin e Oksfordit dhe Laboratorit të  Dhënave Globale, siguron informacione të përditësuarmbi proporcionin e qytetarëve të secilit vend, që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundërCovid-19, si dhe raport me PBB-në e tyre për frymë.

Ekspertë nga Instituti V-Dem në Universitetin e Gotenburgut, i klasifikojnë regjimet në bazë të respektimit të tyre ndaj zgjedhjeve të lira, dhe mbrojtjes së të drejtave individuale, duke bërë të mundur krahasimin e performancës së regjimeve demokratike me atë të atyre autokratike.

Në të njëjtin nivel të prosperitetit ekonomik, demokracitë janë mesatarisht të krahasueshme ose pak më mirë sesa homologët e tyre autokrate, sa i përket pjesës së popullsisë së tyre të vaksinuar. Disa demokraci kanë pasur një ecuri të dobët krahasuar me të ngjashmit e tyre, por të tjerat janë shfaqur në lartësinë e detyrës.

E njëjta gjë vlen edhe për diktaturat. Në fakt, edhe pse mund të duket befasuese për shumë njerëz, demokracitë kanë vërtetuar se kanë avantazhe ndaj shumë aspekteve të kësaj krize, përfshirë kontrollin fillestar të përhapjes së virusit, dhe pajtueshmërinë e qytetarëve me masat e vendosura për të kufizuar transmetimin.

Po ashtu, ato janë më të afta në parandalimin e vdekjeve nga Covid-19. Demokracitë kanë raportuar vërtet më shumë vdekje nga sëmundja sesa autokracitë. Por këto raporte janë të komplikuara nga tendenca e autokracive për të falsifikuar të dhënat e tyreme synimin qëgjërat të duken më mirë nga sa janë në realitet.

Një mënyrë për ta kapërcyer atë problem, është të vlerësohet sa më shumë njerëz vdiqën në vitin 2020 (kur shpërtheu pandemia), në krahasim me vitet e mëparshme. Kjo është pikërisht ajo që bënë studiuesit Ariel Karlinsky dhe Dmitry Kobak.

Edhe pse vdekshmëria e tepërt, është një mekanizëm i papërsosur i llogaritjes së vdekjeve nga Covid-19, dhe i disponueshëm në më pak vende, sesa janë të dhënat e vdekshmërisë (Rusia është e përfshirë, por Kina jo), ajo është një e dhënë më e vështirë për t’u falsifikuar.

Të dhënat e Karlinsky dhe Kobak, mund të përdoren për të krahasuar demokracitë me diktaturat, në përqindjen e tyre të vdekjeve të tepërta gjatë pandemisë. Dhe në çdo nivel të PBB -së për frymë, demokracitë paraqiten po aq mirë, dhe ndonjëherë më mirë se sa diktaturat.

Dëshira për një politikë të shpejtë, të unifikuar dhe të vendosur për të luftuar Covid-19dhe për ti dhënë fund kufizimeve të pafundme shëndetësoreështë e kuptueshme. Por para se të përqafojmë autoritarizmin në emër të përshtatshmërisë, ne duhet të mos harrojmë se në kohën e Mussolinit trenat në Itali nuk niseshin tamam në orar.

Përmirësimet e supozuara ishin pjesërisht mitike, pjesërisht i atribuoheshin nismave paraardhjes së fashizmit, dhe ishin të kufizuara vetëm në disa aspekte të sistemit hekurudhor. Përveçse ishin regjime vrastare, Italia fashiste dhe Gjermania naziste ishin shumë të korruptuara, madje edhe kleptokratike.

Demokracitë përballen me kritika për fushatat e tyre të vaksinimit, pikërisht sepse janë demokraci:Ato kanë kulturën e diskutimeve të hapura dhe mediave të lira. Por kur bëhet fjalë për zhvillimin dhe administrimin e vaksinave shpëtuese, që mund ta ndalin përhapjen e virusit, qeverisja demokratike duket se po funksionon.

Shënim: Justin Esarey, është profesor i asociuar i politikës dhe i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Ueik Forest.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button