☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kosova nënshkruan marrëveshje me USAID-in në vlerë prej 1.6 mln dollarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett kanë nënshkruar marrëveshjen për dhënien e gratit prej 1.6 milion dollarë.

Osmani pas nënshkrimit të marrëveshjes, tha se kjo e fuqizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara karshi Kosovës.

“Jam e lumtur që në praninë e tyre kemi nënshkruar amendamenti marrëveshje mes Kosovës e SHBA-së. Marrëveshja e nënshkruar nënkupton që përfiton 1.6 milion dollarë. Kjo marrëveshje synohet shërbimi më i mirë për qytetarët dhe gjithëpërfshirja demokratike. Kjo marrëveshje nënkupton shumë më shumë përtej përfitimeve materiale nënkupton përkushtimin e SHBA-së për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë”, tha Osmani.

Ndërsa ambasadori amerikan, Philip Kosnett, tha se me këtë marrëveshje nënkupton që institucionet të rrisin partneritetin me mediet dhe opozitën.

“Ne duam që Kosova të jetë një vend i vetëmjaftueshëm dhe tani do të ju shpjegoj përmes tri pikave se si e kuptojmë këtë. I pari aspekt nënkuptojmë një lidership që vjen nga Qeveria e Kosovës. Të përkufizojë qëllimet e saj dhe të përcaktojë agjendën e saj të zhvillimit. Këto resurse nuk janë të përhershme. Vetëmjaftueshmëria nënkupton po ashtu partneritet me mediat, diasporën edhe me vetë opozitën. Nënkupton gjithpërfshirjen sidomos të zërave që ndihen më pak, si gratë e të fëmijëve. Duhet të ketë mundësi të barabarta për jetesë. Korrupsioni dhe papunësia janë shqetësime të përhershme të qytetarëve. Mirëpres mundësinë për të punuar me Osmanin, Kurtin dhe të gjithë ministrat e tjerë që të përfshijmë të gjithë zërat e Kosovës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.