Europa

Dilema e Presidentit Hollande

Qeveria franceze dha të hënën dorëheqjen. Shkas për këtë është një mosmarrëveshje për politikën e drejtë ekonomike.

Hollande dhe Valls

Presidenti i Francës, François Hollande e ka ngarkuar mandatuar Manuel Valls që të formojë deri të martën (26.08.2014) një qeveri të re. “Kryetari i shtetit i është lutur atij që të krijojë një ekip, i cili të jetë dakord me objektivat, që ai ka caktuar vetë për vendin tonë”, thuhet në një deklaratë nga Pallati Elysée të hënën.

Më parë Vaulls pati ofruar në një takim me Presidentin dorëheqjen e qeverisë së tij. Kabineti, që ka vetëm pesë muaj që është në detyrë, ishte i përfshirë gjithnjë e më shumë nga mosmarrëveshjet. Para së gjithash ministri i Ekonomisë, Arnaud Montebourg, i cili bën pjesë në kampin e majtë të socialistëve në pushtet, e pati kritikuar disa herë ashpër orientimin e politikës ekonomike të Hollande dhe Vauls.

Montebourgu kokëfortë

Një intervistë me gazetën Le Monde, që u botua të dielën, me sa duket bëri që të derdhet gota. “Evropa kërcënohet nga recesioni”, i tha Montebourg gazetës. Në tremujorin e dytë ekonomia e Eurozonës nuk u rrit më. “Dhënia fund krizës është ajo që duhet të ketë prioritet tani, jo ulja dogmatike e deficitit. Kjo çon vetëm në programe të tjera kursimesh dhe në një rritje të mëtejshme të papunësisë.”

Së fundi kuota e papunësisë e Francës ishte më shumë se dhjetë përqind dhe në këtë mënyrë dyfishi i kuotës së papunësisë në Gjermani.

Montebourgu e bëri qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, bashkëpërgjegjëse për vazhdimin e krizës në Francë dhe në shtete të tjera të Eurozonës. “Gjermania ndodhet në kurthin e politikës së rreptë të kursimit, të cilin ia imponon gjithë Evropës”, tha Montebourg. Nuk është në interesin e Francës ” që të orientohet në parimet bazë ideologjike të konservatorëve gjermanë”.

Montebourgu bën pjesë në kuadër të Partisë Socialiste te të ashtuquajturit “Frondeurs”, te kokëfortët. Kështu quhen kritikët e shumtë që shprehen kundër planeve të tjera për kursime dhe reforma dhe pro planeve shtetërore të investimeve.

Sinjal ndaj partisë

Prandaj nga këndvështrimi i Presidentit Hollande dhe i kryeministrit Valls nuk do të kishte mjaftuar shkarkimi i Montebourg-ut. Dorëheqja e qeverisë është “një sinjal ndaj gjithë Partisë Socialiste dhe gjithë spektrit të majtë në Francë”, i tha DW Claire Demaismay, eksperte për Francën në Shoqërinë Gjermane për Politikën e Jashtme në Berlin. “Veç kësaj ky hap synon t’u tregojë partnerëve evropianë se kush e ka pushtetin në qeveri dhe se Franca duhet të vazhdohet të merret seriozisht.”

Jo më larg se java e kaluar i pati përforcuar Presidenti Hollande synimet e tij për reformat. Të dhënat konjukturore të dobëta nuk janë shkas për t’u shmangur nga kursi reformator. “Përkundrazi: ne duhet të ecim më shpejt dhe më tej”, i tha Hollande gazetës Le Monde. Diskutime të vazhdueshme parimore dhe kursi “zik-zak” vetëm do ta bënin “të pakuptueshme” politikën dhe nuk do të sillnin rezultate, tha më tej Hollande.

Kjo në një kur është vetë presidenti, të cilin e akuzojnë për një kurs zik-zak. Në reformat e tij, të cilat ai i propagandon si “Pakt për Përgjegjësi”, bëhet fjalë para së gjithash për shkurtimin e shpenzimeve shtetërore dhe për lehtësimin e taksave për sipërmarrjet, thotë Claire Demesmay. “Reforma të vërteta, të dhimbshme deri tani nuk janë zhvilluar fare”.

Këtu bën pjesë reforma e tregut të punës. Në Francë janë shtuar zërat që kërkojnë reforma të ngjashme si ato që bëri kancelari gjerman, Gerhard Schröder në vitet 2000, të njohura me emrin “Agenda 2010”. “Neve na nevojitet një Agjendë 2020”, i tha ekonomisti Alain Minc para pak kohësh revistës “Wirtschaftswoche”. Por nëse reforma të tilla do të mund të zbatohen në Francë, me sindikatat e saj gjithmonë të gatshme për mosmarrëveshje, kjo mbetet gjithmonë e hapur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button