☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,502 ▲0.79%
DOW 52,165 ▲0.63%
NASDAQ 25,843 ▲1.31%
NAFTA 84.16 ▲2.04%
ARI 4,080 ▲1.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,679 ▲ +2.66% ETH $1,929 ▲ +2.37% XRP $1.1523 ▲ +4.34% SOL $78.0400 ▲ +1.36%
S&P 500 7,502 ▲0.79 % DOW 52,165 ▲0.63 % NASDAQ 25,843 ▲1.31 % NAFTA 84.16 ▲2.04 % ARI 4,080 ▲1.59 % S&P 500 7,502 ▲0.79 % DOW 52,165 ▲0.63 % NASDAQ 25,843 ▲1.31 % NAFTA 84.16 ▲2.04 % ARI 4,080 ▲1.59 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Dimitrieska-Koçoska: Në kushte të pasigurisë globale, ribalanci përforcon investimet kapitale dhe mbështet rritjen ekonomike

“Ribalanci i buxhetit për vitin 2026 nuk është pasojë e problemeve me financat publike, por përkundrazi paraqet dokument zhvillimor që siguron mjete shtesë për investime kapitale, mbështetje për qytetarët dhe rritje të mëtejshme ekonomike në kushte të pasigurisë së madhe në tregjet botërore, risqeve gjeopolitike dhe presioneve të çmimeve”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Qeveria, përmes ribalancit të buxhetit për vitin 2026, siguron stabilitet të financave publike, pagesë të rregullt të të gjitha detyrimeve ligjore të shtetit dhe në të njëjtën kohë rritje të mjeteve për investime kapitale, bujqësi, mbrojtje sociale, arsim, sport dhe zhvillim lokal.

“Ribalanci i buxhetit do të sigurojë pagesë të rregullt të pagave, pensioneve, kompensimeve sociale dhe të gjitha detyrimeve të tjera që shteti ka ndaj qytetarëve të tij. Megjithatë, në kushtet e të ardhurave të qëndrueshme të buxhetit dhe financave publike, tani po përqendrohemi në investimet kapitale. Investimet që po realizohen ditët e sotme në rrugë, hekurudha, energjetikë, arsim, mbrojtje shëndetësore dhe infrastrukturë komunale do të krijojnë aktivitet më të lartë ekonomik, vende të reja pune dhe standard më të mirë jetese”, theksoi ministrja.

Gjatë intervistës, Dimitrieska-Koçoska bëri të ditur se ribalanci është harmonizim ndaj rrethanave të ndryshuara ekonomike dhe detyrimeve të reja ligjore dhe jo rezultat i mungesës së të ardhurave ose cënimit të likuiditetit.

“Nevoja për ribalanc rezulton nga rrethanat e ndryshuara ekonomike gjatë vitit. Zhvillimet gjeopolitike, rritja e çmimeve të energjensave dhe ndryshimet në tregjet ndërkombëtare ndikuan në disa projeksione buxhetore. Si Qeveri e përgjegjshme, detyrimi ynë është që këto projeksione t’i harmonizojmë me kohë me gjendjen reale. Njëkohësisht, ndërkohë kanë rezultuar edhe detyrime shtesë ligjore, kryesisht si rezultat i marrëveshjeve kolektive të nënshkruara, si dhe nevoja për përkrahje shtesë për bujqësinë, mbrojtjen sociale dhe komunat. Megjithatë, ajo që e karakterizon më së shumti këtë ribalanc të buxhetit është përkushtimi ndaj investimeve. Kemi vendosur t’i destinojmë mjetet financiare aty ku ato do të krijojnë vlerën më të madhe të shtuar për ekonominë. Prandaj them se ky nuk është ribalanc krizash, por ribalanc zhvillimor”, theksoi ministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.