☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Dimitrov-Darmanovic: Bashkëpunimi Maqedoni-Mali i Zi shembull për rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, pas takimit të tyre të mbajtur në Shkup, deklaruan se “Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Maqedonisë dhe Malit të Zi nuk njohin kufij, sepse këto dy vende ndajnë të njëjtat vlera dhe kanë mision të njëjtë si për vete ashtu edhe për rajonin”.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, pas takimit të delegacioneve të të dyja vendeve, Dimitrov tha se Maqedonia dhe Mali i Zi ndajnë përkushtim të njëjtë për një të ardhme të përbashkët euroatlantike, për çka tha se ka uruar homologun malazez për anëtarësimin në NATO, duke premtuar se Maqedonia do të bëjë të pamundurën për t’u bërë anëtarja e 30-të e Aleancës.

“Sipas traditës sonë të vjetër, miqtë e mirë kthejnë dorën e shtrirë, në emër të perspektivës sonë të përbashkët për perspektivat e vendeve tjera të rajonit. Unë falënderova Darmanoviç-in për ndihmën e ofruar të Malit të Zi në aspektin tekniko-operativ dhe metodologjik në procesin e integrimit në BE sepse vendi i tij është në një fazë të avancuar”, tha Dimitrov.

Ai tha se ka falënderuar mysafirin edhe për përkrahjën të cilën e ofron vendi i tij për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, sepse në samitin e fundit të Kartës së Adriatikut të mbajtur në Podgoricë, Mali i Zi dha një inkurajim të fuqishëm për anëtarësimin e Maqedonisë.

Në lëmin e bashkëpunimit ekonomik, tha Dimitrov, kemi një përkushtim të dyanshëm, mundemi edhe më shumë në drejtim të afrimit të komunitetit të biznesit duke prodhuar masa lehtësuese, siç është vija ajrore Shkup-Podgoricë-Sarajevë sepse komunikimi është një vegël shumë e rëndësishme.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, i cili bashkë me një delegacion qeveritar po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedon, nga ana e tij tha se marrëdhëniet dypalëshe nuk janë të ngarkuara me çështje të hapura dhe paraqesin një shembull në rajon për bashkëpunim të shkëlqyer.

Për këtë në masë të madhe tha ai, kanë kontribuuar dy takimet e fundit të kryeministrave të dy shteteve respektive si dhe vizita e kryeparlamentarit të Maqedonisë në Podgoricë.

“Bashkarisht konstatuam se përskaj dialogut të frekuentuar politik, potencialet për një ndërlidhje ekonomike të të dyja shteteve nuk janë realizuar sipas mundësive, meqë kemi në dispozicion akoma hapësirë për avancim, dhe kjo do të preket në takimet e komisionit të përzier për bashkëpunim ekonomik mes Malit të Zi dhe Maqedonisë. Në këtë kontekst, shkëmbyem mendime për një mundësi të daljes së përbashkët në tregjet e treta dhe gjetjen e modelit për vijën ajrore Podgoricë-Shkup-Sarajevë”, tha Darmanoviç.

Ai shprehu bindjen e tij se hapja e konsullatës së Nderit në Shtip, meqë tashmë ka një në Manastir, do të kontribuojë akoma më shumë për forcimin e lidhjeve.

Ministri malazez tha se vendi i tij, si një anëtar i ri i NATO-s, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për Maqedoninë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në proceset e tyre integruese.

Krahas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme Dimitrov, Darmanoviç do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga kryeministri Zoran Zaev.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.