Emër i përbërë me përcaktim gjeografik, për përdorim të përgjithshëm dhe ndryshim të Kushtetutës është pozicioni i Greqisë. Pala e Maqedonisë mbetet në qëndrimin se emër i përngjitur nuk është zgjidhje më e përshtatshme, veçanërisht e papërkthyer dhe gjithsesi çështja të zgjidhet përmes marrëveshjes ndërkombëtare, e jo me ndryshim të aktit më të lartë juridik të shtetit. “Emri duhet të jetë i përbërë me përcaktim gjeografik, me mbiemër dhe të kufizohet se nuk bëhet fjalë për Maqedoninë greke dhe të mos përmbajë elemente irredentistet është qëndrimi i Athinës zyrtare, tha shefi i diplomacisë greke Koxia.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov theksoi se përcaktimi gjeografik është i pranueshëm, por për t’u dalluar nga territori grek në Greqi, e jo për shtrembërimin e gjuhës maqedonase, popullit dhe shtetit. Dimitrov ka përsëritur se për Maqedoninë është e papranueshme shkruarje e përngjitur të përcaktimit me emrin Maqedonia, ndërsa gjithashtu kështu bëri me dije se është i papranueshëm edhe emër pa përkthim. Potencoi se maqedonasit duhet të jenë maqedonas, të cilët e flasin gjuhën maqedonase.
“Duhet të gjejmë emër të përbërë që do ta shprehë veçantinë dhe pozicionin gjeografik të këtij shteti, ndërsa në të njëjtën kohë nuk do të fyejë asnjërën nga të dyja palët”, deklaroi Koxias. Dimitrov theksoi se nga Vjena nuk ka pritje, por shpresë. “Shpresoj se do të bëjmë përpjekje të lëvizim, të bëjmë hap përpara”, thotë ai. Ish zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Evangelos Venisezols dhe lider i partisë Potami, Stavros Teodorakis gjithashtu u prononcuan me qëndrim për emrin. Lideri i partisë Potami, Teodorakis, tha se nevojitet të gjendet zgjidhje, të mos përsëriten gabimet nga e kaluara dhe të humbet shansi që ekziston për mbylljen e problemit. Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Xanakopulos theksoi se topi “tani është në terren te fqinjët dhe se duhet të bëhen disa hapa që të arrijmë marrëveshje”.