☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.43 ▲0.26%
ARI 4,218 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,733 ▼ -2.35% ETH $1,640 ▼ -2.48% XRP $1.1177 ▼ -4.67% SOL $64.5900 ▼ -3.55%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.43 ▲0.26 % ARI 4,218 ▼1.6 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.43 ▲0.26 % ARI 4,218 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Diplomohen 104 studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Profesioni që mban shtetin!

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Llamallari si dhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro kanë marrë pjesë këtë të premte, më 15 maj, në ceremoninë e Diplomimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë.

“Ka profesione që ndërtojnë karrierë por ka edhe profesione që mbajnë shtetin dhe Policia e shtetit është pikërisht një prej tyre.”, tha Lamallari gjatë fjalës së tij.

Ai iu drejtua oficerëve të rinj me mesazhin se misioni i tyre është të jenë “dritë sigurie për qytetarët” dhe garanci që ligji funksionon.

Duke folur për transformimin e Policisë së Shtetit, ministri theksoi se Shqipëria ka sot një polici më moderne, më profesionale dhe më pranë qytetarëve, falë investimeve të realizuara në teknologji, inteligjencë policore, digjitalizim, laboratorë modernë dhe trajnime me partnerë ndërkombëtarë.

“Policia e Shtetit nuk duhet parë thjesht si një forcë që garanton rendin, por si një shërbim publik në funksion të qytetarit. Autoriteti i policisë nuk matet nga frika që krijon, por nga besimi që ndërton”, deklaroi Lamallari.

Ministri i Brendshëm vuri theksin edhe tek modernizimi teknologjik i Policisë së Shtetit, duke përmendur projektin “Smart City Albania”, instalimin e kamerave inteligjente, kamerave trupore për efektivët, sistemeve të analizës në kohë reale dhe forcimin e strukturave të sigurisë kibernetike.

Sipas tij, modernizimi nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por edhe me mentalitetin dhe mënyrën e komunikimit me qytetarët. “Qytetarët nuk kërkojnë vetëm një polici të fortë. Ata kërkojnë një polici të drejtë”, u shpreh ministri.

Në përfundim të fjalës, Lamallari u bëri thirrje oficerëve të rinj të ruajnë integritetin dhe të mos harrojnë asnjëherë se respekti fitohet çdo ditë përmes profesionalizmit, ndershmërisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Mbajeni uniformën me krenari, por mos lejoni kurrë që krenaria të kthehet në arrogancë. Mbani autoritet, por mos humbni njerëzoren. Jini të fortë përballë krimit, por të drejtë përballë qytetarëve. Sepse në fund të fundit, një polici e mirë nuk matet vetëm nga numri i operacioneve apo statistikave. Ajo matet nga besimi që qytetarët kanë tek ajo. Dhe unë besoj fort se Shqipëria ka sot arsye të besojë tek ju. Ju uroj suksese në këtë mision fisnik. I shërbefshi vendit me dinjitet, guxim dhe ndershmëri”, tha ministri Lamallari.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në praninë e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, pedagogëve, familjarëve dhe të afërmve të studentëve të diplomuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.