Disa këshilla të thjeshta për të kapërcyer frikën
Frika është një dukuri që asnjë qenie njerëzore nuk mund t’i shmanget. Shkenca ka studiuar shumë mbi ankthin dhe frikën, por studimet e fundit tregojnë se për të kapërcyer frikën, mjaftojnë disa këshilla të thjeshta.
Një mënhyrë për “të mbijetuar” është që njerëzit të luajnë me lojëra elektronike, si për shembull “Tetris”. Ose dikush mund të ulërije për të çliruar veten në rast zemërimi apo makthi.
Megjithatë, çdo njeri mund ta nxjerrë veten nga një situatë e frikshme dhe më pas ta stërvitë veten që të mos e kujtojë më atë moment. Mësohuni t’i lini pas çastet e këqija, duke bërë që ato të ndihmojnë gjithnjë e më pak te ju.
Parashikimet e sakta pakësojnë frikën
Ka një arsye përse nuk mund ta gudulisni veten, pasi në këtë veprim, mungojnë elementet e befasisë. Truri juaj e di me saktësi çfarë do të bëjnë duart tuaja. Njerëzit janë të pajisur me aftësitë për të bërë parashikime nga përvojat e së shkuarës. Momentet më të frikshme vijnë kur parashikimet tuaja nuk përputhen me eksperiencat. “Një parashikim jo i saktë të çorienton dhe shton pasigurinë”, thotë ekspertja.
Kjo është arsyeja përse gjërat që ju trembin me të vërtetë, sfidojnë sistemet tuaja të brendshme të pritshmërive.
Frika nuk ulet apo shtohet bazuar mbi statistika
Udhëtimi me avion do t’i trembë gjithnjë njerëzit, pavarësisht se çfarë thonë statistikat e sigurisë. Po ashtu, fluturime të tjera sportive në qiell parashikohen nga statistikat si të sigurta, nga 3.2 milionë hedhje me parashutë në vitin 2013, pati 24 viktima. Një numër statistikor shumë i ulët. Ka më shumë gjasa që dikush të vdesë nga vetëvrasja, mbytja, elektriciteti apo goditja nga rrufeja. Por asnjë nga këto shifra nuk ju bën të ndiheni më të sigurt.
Nëse doni të harroni diçka të frikshme, luani Tetris
Profesoresha e Oksfordit, Emily Holmes, ka zbuluar se nëse luani një lojë përsëritëse dhe tërheqëse si për shembull Tetris, brenda gjashtë orëve që nga çasti kur shihni diçka shqetësuese, kjo do të pakësojë peshën emocionale të kujtimit. Gjithashtu, do të reduktojë mundësinë e kthimit të kujtimit.
Por përse funksionon Tetris? “Pjesa e trurit tuaj përgjegjëse për shfrimin emocional është shumë e zënë duke parë blloqet që bien dhe duke u përpjekur të kuptojë se ku do të shkojnë format”, shkruan Kerr.
Nëse keni frikë, ulërima mund t’ju ndihmojë
Në disa ambiente do ta keni të vështirë të ulërini, por në fakt, nxjerrja e frikës përmes të ulëriturit mund të ketë pasoja pozitive. Kerr thotë se ajo e lejon veten të ulërasë të paktën një herë në javë. Por përse ndihmon kjo?
Mendoni për të gjithë energjinë dhe fokusin që keni kur përpiqeni të mos bërtisni. Aktivitetet që ju japin mundësinë të çlironi veten, ofrojnë një hapësirë ku ju lini të lirë ‘policinë’ e kontrollit të impulsit. Mund ta aplikoni këtë mësim në rastin e frikës dhe inatit tuaj.
Njerëzit që tremben bashkë, qëndrojnë bashkë
Kërkimi nga Arthur Aron tregon se marrëdhëniet e familjeve, çifteve, miqve dhe kolegëve që tremben së bashku, mund të përmirësohen pasi marrin pjesë në një aktivitet të ri dhe entuziazmues së bashku. Kërkimi nga Universiteti i Tenesit tregon se ndjenjat intensifikohen kur përjetohen njëkohësisht me të tjerë. Frika duket edhe më e frikshme dhe lumturia edhe më e madhe. Mund t’i përdorni këto dije për të forcuar shpirtin e skuadrës.
Të folurit me vete ju ndihmon të qetësoheni
Nëse po kryeni një aktivitet të frikshëm, vizualizimi dhe të folurit me vete ju ndihmon shumë që ta kaloni frikën. Këto janë mjete ideale për t’u ndier më mirë. Ndjesia e frikës ose shqetësimi, mund të lihen lehtësisht pas, për sa kohë që mendoni se çdo gjë do të shkojë mirë dhe ia thoni vetes këto ide.
Mund ta stërvitni veten të harroni kujtimet e këqija
Një nga çastet më të frikshme të ekspertes së specializuar për këtë ndjesi nuk ndodhi në eksperimentet e saj, por në jetën e vërtetë. Ajo mbeti në ashensor midis dy kateve dhe askush nuk iu përgjigj butonit të emergjencës. Ironikisht situata bëhet edhe më e vështirë kur ajo u shpëtua. Ashensori, i prishur, ishte disa metra poshtë katit më të afërt, ndaj për këtë iu desh të kërcente duke kapur dorën e dikujt që po e ndihmonte dhe incidentet vazhduan derisa iu desh të kërcente dhe të dilte që andej.