🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.30 ▲0.67%
ARI 4,393 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,590 ▲ +0.39% ETH $1,913 ▲ +0.32% XRP $0.9997 ▼ -0.28% SOL $76.8400 ▲ +1.2%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.30 ▲0.67 % ARI 4,393 ▼1.8 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.30 ▲0.67 % ARI 4,393 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kosova

Disa lote të ujit mineral Kllokoti rezultojnë me përmbajtje të lartë të Borit

Disa lote prodhimi të Ujit mineral Kllokoti kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të Borit ‘’Boron’’ sipas njoftimit të RASFF

Sipas një njoftimi për media thuhet se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është njoftuar për largim nga tregu të produktit: ‘’Ujë Mineral’’ me origjinë nga Kosova.

“Në të cilin pas kryerjes se testeve laboratorike ka rezultuar: me nivel të lartë të Borit ‘’Boron’’, duke tejkaluar kufijtë e lejuar. Rasti i njoftimit mban nr. 2026.5529. Të dhënat e produktit: Emri i produktit: Ujë Mineral, Brendi: UJË KLLOKOTI, Kompania eksportuese: Rugove SH. P. K. Paketim: 1.5 L, datë skadimi: 05.01.2027 dhe 07.04.2027. Paketimi:0.5 L, datë skadimi: 16.02.2027 / 19.02.2027 / 04.04.2027 dhe 07.04.2027. Arsyeja e njoftimit: Përmbajtje e lartë e Borit (Boron) në ujë mineral. Niveli i rrezikut: SERIOZ. Vendi eksportues: Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pas njoftimit përmes sistemit RASFF, AUV do të ndërmarre veprimet ligjore, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin e konsumatorit.

“Inspektimi nisë tek prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit. Vazhdon me gjurmimin për verifikim të të gjitha lotëve të prodhimeve ekzistuese dhe të ndërlidhura me rastet e lajmëruara. Operatori ekonomik distribues të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadences. Po ashtu konsumatorët qe e posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura sipas datave të skadimit, ta kthejnë menjëherë produktin ne piken e blerjes.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet në afat sa me të shkurtër kohore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e AUV-it. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.