🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Diskutime për disa fusha bashkëpunimi”- Hoxha takohet me Nënsekretaren Amerikane të Shtetit, Hooker: Shqipëri-SHBA ava

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Allison Hooker, në margjinat e Forumit Strategjik të “Bledit”.

Në një postim në platformën X, Hoxha e cilësoi takimin si një vazhdim të diskutimeve të zhvilluara në korrik në Uashington, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker. Riafirmuam rëndësinë e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Hoxha.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri, si dhe mbi bashkëpunimin brenda NATO-s, veçanërisht pas Samitit të Aleancës në Ankara dhe përpara Samitit të ardhshëm që do të mbahet në Shqipëri.

“Diskutuam mjedisin e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke riafirmuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, theksoi ministri.

Hoxha nënvizoi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara nga një partneritet i gjatë, i rrënjosur në vlerat demokratike, solidaritetin transatlantik dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë.

“Ne mezi presim të vazhdojmë dialogun dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë, me fokus në arritjen e rezultateve të prekshme që avancojnë interesat tona të përbashkëta dhe u sjellin dobi të dy vendeve tona”, përfundoi Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.