Diskutohet pr/ligji për sektorin e energjisë
Kuvendi nisi punimet e seancës së sotme plenare me shqyrtimin e pr/ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”.
Ministri Gjiknuri e konsideroi p/ligjin si gurin e themelit mbi të cilën do të ndërtohet i gjithë modeli i ri i tregut energjetik. “Mbyllja e konfliktit të hapur për pronësinë dhe marrja e sektorit në kontroll e pronësi të shtetit, krijon mundësinë që të ndryshojnë të gjitha rregullat e lojës, përsa i përket sektorit të energjisë elektrike, ndarsa u hap rruga e dhe investimeve”, tha Gjiknuri.
Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike” , theksoi Gjiknuri ka si qëllim krijimin e një kuadri ligjor në këtë sektor, me objektiv krijimin dhe funksionimin e një tregu konkurrues, furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, mbrojtje të interesave të konsumatorëve, si dhe minimizim të kostos së shërbimit të furnizimit.
“Ligji për sektorin e energjisë është parakusht për reformat. Ky sektor duhet të funksionojë në përputhje të plotë me parimet e një tregu të lirë, të liberalizuar, konkurrent, të aftë për të siguruar efiçencën e tij dhe kthimin në një burim të ardhurash për buxhetin e shtetit”, nënvizoi Gjiknuri.
Sipas tij, konsultat kanë qenë të gjera me institucionet ndërkombëtare, Bankën Botërore, USAID-in që ka qenë direkt mbështetës edhe me ekspertizë, përfshirë edhe Komunitetin e Energjisë.
Me miratimin e këtij ligji, kreu i MEI-it, Gjiknuri u shpreh se do të ketë edhe një ndryshim tërësor të sistemit të tregut në Shqipëri, ose modelit të tregut. Së pari, tha ai, KESH-it do ti hiqet detyrimi për furnizimin publik me shumicë, detyrimi i mbetet Operatorit të Shpërndarjes, i cili do të marrë përsipër edhe kontraktimin e energjisë nga operatorët e pavarur.
Ky model i shërben fillimit të liberalizmit, duke filluar nga klientët e lidhur në 35 kv dhe më vonë duke vazhduar në vitet në vijim me klientë të tjerë industrialë, në mënyrë që deri në vitin 2018, synojmë që një pjesë e madhe e tregut të energjisë elektrike të jetë e liberalizuar.
Po ashtu Gjiknuri tha se unifikimi i ]mimit të energjisë nxori në pah informlaitetin, ndërsa siguroi se shteti do të vazhdojë të mbësthesë shtresat në nevojë përmes skemës së subvencionitmit të energjisë elektrike.
Po ashtu ai i nfo9rmoi se në bazë të operaconit për vjedhjen e energjisë të ndërmarrë nga qeveria u bë e mundur ulja e humbjeve në rrjet. në këtë drejtim ai informoi se deri tani janë vendosur 50 mijë matësa dhe se po merren masat që të gjthë konsumatorët të pajisen me matësa.
Miratimi i këtij ligji do të pasohet dhe me një sërë ligjesh të tjera, por që në themel kanë miratimin e tij. Kështu, do kemi Ligjin për Energjitë e Rinovueshme, Plani Kombëtar për Energjitë e Rinovueshme, si dhe shumë akte të tjera që lidhen me sektorin energjetik, kryesisht me gazin, i cili edhe ky do të jetë një sektor i rregulluar. Paketa ligjore është gati, pasi të miratohet ligji për sektorin e energjisë elektrike do të vazhdohet edhe me të.
Rendi i ditës i seancës parashikon edhe votimin e dy pr/rezolutave “Për vlerësimin e punës së Autoritetit të Konkurrencës” dhe “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” për vitin 2014.