Dita Botërore e Ushqimit, ndërgjegjësim për më shumë investime në bujqësi
16 tetori është vendosur si Dita Botërore e Ushqimit, një ditë e cila shërben për të ndërgjegjësuar popullsinë në mbarë botën për rreziqet që vijnë nga varfëria, uria dhe kequshqyerja. E përcaktuar si e tillë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 1945, kjo ditë përkujtohet në të gjithë botën. Që prej vitit 1981, kjo ditë, për çdo vit, ka nga një temë të ndryshme, e cila i shërben si një mision që duhet përmbushur, për të cilin duhen ndërgjegjësuar në mënyrë më urgjente. Gjatë tre viteve të fundit, temat kanë qenë të tilla: në 2010 “Të bashkuar kundër urisë”, 2011 “Çmimet e ushqimeve, nga kriza drejt stabilitetit”, 2012 “Kooperativat bujqësore, çelësi i të ushqyerit të botës”, 2013 “Sisteme të qëndrueshme të Ushqimit për Sigurinë Ushqimore dhe të të Ushqyerit” dhe kete vit, nen logon A prodhon sot bota ushqim të mjaftueshëm për të gjithë?
Shumë prej temave kanë në fokusin e tyre bujqësinë, pasi sipas vlerësimit të ekspertëve, vetëm investimi në bujqësi, bashkë edhe me mbështetjen në Edukim dhe Shëndetësi, mund të kthejnë situatën në favor të njerëzimit. Mirëpo edhe pse është cilësuar si një sektor shumë energjik, me prodhimin e ushqimit për thuajse të gjitha vendet në zhvillim e sipër, bujqësia sërish vuan nga mungesa e investimeve
Fakte rreth urisë dhe kequshqyerjes
Organizata e Ndërkombëtare e Ushqimit qe operon pranë Kombeve të Bashkuara, ka vlerësuar se 870 milionë njerëz nga 7.1 miliardë ose rreth 1 në 8 persona në të gjithë botën vuajnë nga ushqyerja e pamjaftueshme. Statistikat i përkasin viteve 2010-2012. Nga këta, 852 milionë janë në vendet në zhvillim dhe 16 milionë njerëz, në vendet e zhvilluara. (Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit, 2012)
Shkaqet e urisë
Disa prej shkaktarëve të urisë në të gjithë botën janë vlerësuar të jenë faktorët si, varfëria, e cila është edhe arsyeja kryesore e urisë, pamjaftueshmërisë së ushqimit apo kequshqyerjes. Sistemi ekonomik i rrënuar, është shkaku që sjell varfërinë, e cila sjell urinë. Konfliktet ndërkombëtare janë cilësuar si të tjera shkaqe që sjellin urinë dhe varfërinë, kushtet klimatike dhe ndryshimi i tyre, janë gjithashtu shkaqe për të stimuluar urinë dhe varfërinë. Ndërkaq, vetë uria është shkaku i varfërisë, e për rrjedhojë i urisë.
Fëmijët dhe mungesa e ushqimit
Fëmijët janë viktimat më të dukshme të ushqimit të pamjaftueshëm dhe kequshqyerjes. Fëmijët të cilët gjenden në këto kushte, vuajnë 160 ditë sëmundje çdo vit, ndërsa po për këtë shkak, në botë humbasin jetën 5 milionë fëmijë në vit, nga totali i vdekjeve të vogëlushëve, që numërohen rreth 10.2 milionë. Por edhe në kushtet kur ushqeyerja e pamjaftueshme, është shkaku kryesor, ky fenomen bëhet shkaktari i tërthortë, si në rastet e vdekjeve nga diarreja, malarja, pneumonia e të tjera. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit, kequshqyerja prek rreth 3.2 % të fëmijëve në vendet në zhvillim. Gjeografikisht, 32.5% e fëmijëve të kequshqyer jetojnë në Azi, 26% në Afrikë dhe 4% në Amerikën Latine dhe Karaibe. Në të shumtën e rasteve, fenomeni nis shumë më herët se me lindjen e fëmijëve, pra me nënën, para, gjatë dhe pas shtatëzanisë. Për këtë arsye, pra ushqimin e pamjaftueshëm osë kequshqyerjen, 1 në 6 fëmijë në vendet në zhvillim, lind nën peshë, ç’ka, jo vetëm që ju shkakton atyre dëme në shëndet të pariparueshme, por që i çon ata drejt vdekjes.
A prodhon sot bota, ushqim të mjaftueshëm për të gjithë?
Bota prodhon ushqim të mjaftueshëm për të gjithë. Bujqësia në rang botëror prodhon 17% kalori për person, më tepër se 30 vjet më parë, edhe pse popullsia është rritu ndjeshëm. Problemi kryesor me të cilin përballen shumica e njerëzve në botë, është mungesa e tokës, për të prodhuar ushqimin.