🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit

Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë në Tiranë është shoqëruar sërish me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Pas paralajmërimeve të përsëritura përmes megafonëve, efektivët kanë ndërhyrë me forcë për të larguar protestuesit që tentonin të avanconin drejt godinës së Kryeministrisë dhe bllokuan rrugët.

Policia ka nisur gjithashtu përdorimin e gazit lotsjellës, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.

Protesta është ndarë në dy fronte. Një pjesë e protestuesve vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë, ku po mbahen fjalimet dhe po përsëriten thirrjet kundër qeverisë.

Ndërkohë, vëmendja kryesore është zhvendosur te grupi tjetër i protestuesve, i cili ndodhet pranë një prej hyrjeve të pasme të godinës dhe ka tentuar të avancojë drejt ambienteve të Kryeministrisë.

Policia ka blinduar zonën dhe ka vendosur kordonë të shumtë për të penguar lëvizjen e protestuesve. Pas paralajmërimeve me megafon, efektivët kanë ndërhyrë për t’i zmbrapsur, duke sjellë përplasje në terren dhe përdorimin e gazit lotsjellës.

Në pjesën përpara Kryeministrisë, ndërkohë, vijojnë fjalimet e protestuesve, ndërsa tubimi po zhvillohet në një situatë të tensionuar. Nuk ka munguar as autoboti i ujit dhe forcat shtesë, për të ruajtur rendin dhe vendosur rregull, pasi situata është e tensionuar.

Protesta e sotme shënon ditën e 94-t të mobilizimit të vazhdueshëm. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkohet gjithashtu ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.