“Dita e Bjeshkës”, një festë që po kthehet në traditë
Nesër, më 25 Qershor në Parkun Kombëtarë të Thethit, do të festohet “Dita e Bjeshkës”.
Do të marin pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, përfaqësues nga pushteti lokal si dhe të ftuar e vizitorë të rastit që gjenden me pushime në këtë zonë.
Parashikohet të zhvillohet një aktivitet, me qëllim promovimin e bashkëpunimit të administratësës së zonave të mbrojtura dhe komunitetit në parqet kombëtare, organizuar nga AdZM, Shkodër. Zamir Dedej, Drejtori i AKZM-së do të bëjë prezantimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, si dhe do të prezantohen projektet bashkpunuese të qeverisë për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biodiversitetit- Programi CABRA i GIZ.
Prezantimi i historikut të zones, i vlerave kulturore dhe tradicionale,si dhe efekti i menaxhimit të këtyre zonave në prurjet turistike.