Rajoni

Dita e dytë e Papës në Turqi, takime me krerët fetarë në Stamboll

Në ditën e dytë të vizitës së tij treditore në Turqi, Papa Françesku do të ndalet në Stamboll ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit fetarë myslimanë dhe ata ortodoksë për të përcjellë mesazhin e njëjtë të një dite më parë; dialog ndërfetar.

papa1-320x191Në axhendën e kreut të kishës katolike është edhe një vizitë në Xhaminë Blu dhe një meshë në katedralen katolike të qytetit.

Të premten Papa Françesku përcolli mesazhet e para për më shumë liri fetare. Ati i Shenjtë apeloi për të ndërtuar dialog ndërfetar dhe për të luftuar fanatizmin që ka mbështjellë rajonin.

“Fondamentalizmi nxit keqkuptimin dhe diskriminim, ndaj duhet të kundërshtohet nga të gjithë besimtarët apo jobesimtarët. Dialogu ndërkulturor dhe ndërfetar është një kontribut i rëndësishëm për arritjen e këtij qëllimi fisnik”, tha Papa Françesku.

Sa i përket luftrave përtej kufirit të Turqisë në Lindjen e Mesme ai tha se Turqia duhet të krijojë politika për mikpritjen e refugjatëve. “Përveç sigurimit të asistencës është shumë e nevojshme dhe ndihma humanitare. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj këtyre tragjedive”, shtoi Papa Françesku.

Ati i Shenjtë dënoi “shkeljen e të drejtave themelore” nga ekstremistët, si dhe persekutimin e pakicave të krishtera. Turqia, ndonëse një vend me 99% të popullsisë myslimane e respektoi maksimalisht vizitën e Papa Françeskut.

Ndërkaq, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e cilësoi vizitën e përfaqësuesit më të lartë të katolicizmit, si një hap të rëndësishëm për të rritur paqen rajonale, ndërsa sa i përket masave të sigurisë, ato janë në nivele të larta kryesisht në Ankara dhe Stamboll.

Papa Françesku mbërriti në Turqi në një vizitë të konsideruar historike për të promovuar dialogun ndërfetar.  Kjo është vizita e katërt e një Pape në Turqinë me mazhorancë myslimane. Zyrtarisht Turqia është laike, ku feja është e ndarë nga punët e shtetit, megjithatë që prej vitit 1971 shkolla teologjike ortodokse “Halki” në Stamboll qëndron e mbyllur.

Njëri prej pak grekëve që kanë mbetur akoma në Stamboll, Fotis Benlisoy thotë për BBC se për minoritetet fetare po bëhet gjithnjë e më e vështirë jetesa në Turqi.

Para vizitës në Turqi, në një intervistë për mediat izraelite, Papa Françesku tha se persekutimi i të krishterëve në rajon, veçanërisht në territoret e kontrolluara nga ISIS, është në gradën më të thellë që nga gjenezat e këtij besimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button