Dita e Europës, Rama: Të lëmë pas udhëkryqet e së shkuarës
Duke folur nga Gjirokastra, e zgjedhur për të celebruar Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se kontinenti i vjetër do të arrijë të tejkaloi udhëkryqin në të cilin, sipas tij, ndodhet.
“Unioni më i rëndësishëm botëror sot ndodhet në udhëkryq. Në këtë udhëkryq patjetër që do të fitojë e ardhmja dhe nuk do të imponohet e shkuara. Patjetër që do të fitojë Europa në vullnetin e shqiptarëve dhe jo kundërvënia ndaj saj si shprehje e frikës nga e ardhmja dhe e tmerrit nga drejtësia e drejtë”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë ka nënvizuar se, Ballkani ka një nevojë kyçe për t’u lidhur me Europën, gjë që përbën mes të tjerash shkëputjen nga e shkuara komuniste.
“Shqipëria është e vonuar në këtë proces, sikurse vende të tjera të rajonit, çka na bën të shohim me qartësi një fakt të thjeshtë, se shpejtësia me të cilën vendet e dala nga komunizmi iu afruan BE-së është e përcaktuar nga pesha e së shkuarës. Sa më e lehtë kjo peshë, aq më e shpejtë rruga për t’u ulur në tryezën e familjes europiane. Dhe kjo peshë në rajonin tonë është më e rëndë se në çdo rajon tjetër”, ka thënë Rama.
Por ai ka shprehur bindjen se edhe problemet në të cilat ndodhen vendet e rajonit do të tejkalohen “me njerzillëk”. “Jam i bindur se më 18 qershor shqiptarët do të japin mesazhin se rruga jonë është rruga europiane”, ka thënë Rama.
Rama.Loja tuaj dhe e Ilir Metes Sali Berishes Adriatik Llalles bujar nishanit eshte sabotim i vetingut qe ti shpetoni drejtesise