🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.01 ▲0.6%
ARI 4,463 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,191 ▲ +1.68% ETH $1,901 ▲ +0.41% XRP $0.9961 ▼ -0.33% SOL $75.5800 ▲ +0.6%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.01 ▲0.6 % ARI 4,463 ▼0.24 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.01 ▲0.6 % ARI 4,463 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Bota

Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te mediat sociale, Macron fton Trumpin në darkën e Versajës

Udhëheqësit e vendeve të G7 do të përqendrohen këtë të mërkurë te rreziqet e sigurisë që lidhen me inteligjencën artificiale dhe mediat sociale, në ditën e fundit të samitit treditor që është dominuar nga çështjet e politikës së jashtme dhe roli i presidentit amerikan Donald Trump.

Takimi i liderëve të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara është fokusuar kryesisht në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin dhe në presionin ndaj Rusisë për të avancuar procesin e paqes në Ukrainë.

Megjithatë, në ditën përmbyllëse të samitit, vëmendja do të zhvendoset te sfidat e botës dixhitale. Disa vende evropiane anëtare të G7 po kërkojnë masa më të forta sigurie dhe rregullim më të madh të platformave teknologjike, një qasje që ka shkaktuar pakënaqësi në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë samitit të zhvilluar në Evian të Francës. Në një lëvizje të pazakontë diplomatike, presidenti francez Emmanuel Macron e ka ftuar homologun e tij amerikan për një darkë private në Pallatin e Versajës pas përfundimit të punimeve të samitit.

Trump konfirmoi se kishte pranuar ftesën e Macron, duke vlerësuar Pallatin e Versajës si një simbol autentik historik dhe kulturor të Francës.

Takimi mes dy liderëve pritet të shërbejë si një mundësi shtesë për diskutime mbi çështjet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes aleatëve perëndimorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.