Dita e pestë e protestës, rruga bllokohet me koshat e mbeturinave që u vihet flaka! Të rinjtë sulmojnë me gurë, Policia i
Kanë nisur incidentet e para tek Ministria e Arsimit, atje ku të rinjtë janë mbledhur në protestën e 5-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
E nisur si një protestë e qetë, të rinjtë kanë artikuluar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Më pas ata kanë djegur një valixhe dhe e kanë hedhur brenda rrethimit të Ministrisë së Arsimit. U dogjën koshat e mbeturinave dhe rruga u bllokua me to. Kurse Policia e pozicionuar reagoi duke i shpërndarë me gaz e ujë, edhe pse drejt tyre u leshuan gurë e sende të forta.

Pjesë e skenarit të tyre ka qenë edhe bllokimi i rrugës me kazan plehrash, për të penguar me sa të munden kalimin e policëve apo autobotëve të ujit.

“Policia u bën thirrje të tërhiqen nga aktet e dhunës dhe të mos qëllojnë në drejtim të ministrisë ndryshe do i qëllojë me gaz lotsjellës. U kanë vendosur zjarrin 4 kazanë mbeturinash dhe barrierat metalike që i kanë hequr nga trotuarët. Qëllimi i personave që janë në vijën e parë duan të hyjnë brenda ministrisë dhe të shkatërrojnë atje në shenjë revolte. Nga minuta në minutë po shtohet numri i pjesëmarrësve.
Personat që po u vënë zjarrin kazanëve janë të mitur, gjimnazistë ose sistemit 9 vjeçar për aktet e dhunës. Qëllimi i tyre është pengimi i policisë dhe autobotëve duke bllokuar rrugën me kazanë”, informon Vizion Plus.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.