⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,535 ▼ -0.87% ETH $2,429 ▼ -1.7% XRP $1.3001 ▼ -2.9% SOL $104.3000 ▼ -1.58%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Opinion

Si reagohet paqësisht ndaj dikujt me Molotov në dorë?

Nga Berat Buzhala

Ka arsye me protestu. Por pse duhet me e djegë Shqipërinë?

Drejtësia po e godet pushtetin si rrallëherë më parë, ndërsa Shqipëria po afrohet me BE-në. Pakënaqësia është legjitime, por as mosha e protestuesve dhe as kauza e tyre nuk e arsyetojnë dhunën.

Në gjithë këtë rrëmujë që po ndodh në Shqipëri ka shumë paradokse, ashtu siç ka edhe arsye për pakënaqësi.

Për mua, paradoksi më i madh është ky: kurrë në historinë tridhjetë e kusur vjeçare të Shqipërisë pas komunizmit, drejtësia nuk ka funksionu më mirë dhe më shpejt. Kurrë një qeveri nuk është goditë kaq shumë nga prokurorët dhe gjykatat.

Mos të harrojmë: kryetari i Tiranës është në burg. Ka ish-ministra të burgosur, të tjerë në arrati dhe zyrtarë për të cilët po kërkohet arrestimi.

Pra, në një kohë kur po ndodhin krejt këto, kur Shqipëria është ndër vendet që po përparojnë drejt anëtarësimit në BE, dikujt i ka shku mendja që bash në këtë moment me e djegë Shqipërinë.

Me krejt të metat që i ka ky shtet. E ka shumë.

Ka arsye me protestu në Shqipëri. Ka arsye me kërku zgjedhje të reja, të lira. Por nuk ka arsye me plaçkitë bizneset private, me i prishë semaforët, me i thy xhamat e me i rrehë policët.

Pastaj është edhe ky argumenti që po na përsëritet: janë të rinj, prandaj kanë të drejtë.

Meqë rinia ka gjithmonë të drejtë, pse nuk e bojmë me ligj që në zgjedhje me pasë të drejtë vote veç gjimnazistët dhe studentët? Sapo të diplomosh, e humb këtë të drejtë.

Hehehehe.

Mos harroni, Faik Konica ka thënë se nuk ka shqiptarë të rinj e të vjetër; ka shqiptarë që kanë lindë më herët dhe më vonë.

Mosha nuk është argument që ta zëvendëson arsyen. Një i ri mundet me pasë plotësisht të drejtë kur e kundërshton pushtetin, por nuk fiton të drejtë me ia djegë biznesin dikujt vetëm pse është i ri.

E shoh gjuhën kriminale që po e përdorin disa protestues në rrjete sociale. I shoh edhe sulmet ndaj bizneseve. Por, nëse je gazetar, disa gjana e ke obligim me i thanë publikisht dhe pa frikë. Edhe kur turma nuk ka qejf me i dëgju.

Sa i përket dhunës së policisë?

I kam pa nja tre-katër raste ekstreme: këmbën e thyer të atij protestuesit, goditjen e një të riu me mburojë nga një polic, pa ndonjë arsye të dukshme, dhe raste të tjera. Këto duhen hetu dhe përgjegjësit duhet me dhanë llogari.

Por, në anën tjetër, i kam pa edhe dhjetëra sulme brutale të protestuesve me maska kundër policisë.

Nuk mundesh me e tregu vetëm njërën pjesë të asaj që po ndodh.

Pastaj, qysh mundesh brenda një fjalie me e akuzu policinë që nuk po ban sa duhet me e mbrojtë pronën dhe institucionet, e njëkohësisht çdo ndërhyrje të saj me e quajtë teprim?

Policia ka detyrë me e mbrojtë pronën dhe me e respektu ligjin gjatë ndërhyrjes. Por qysh pritet me reagu ndaj dikujt që e ka një koktej Molotov në dorë dhe po përgatitet me e hedhë? Përdorimi i forcës për me e ndalë një sulm nuk është i njëjtë me rrahjen e dikujt që tashmë është nën kontroll.

Struktura e protestuesve është e ndryshme. Nuk kanë dalë të gjithë për të njëjtat arsye dhe nuk janë të gjithë të dhunshëm. Por mënyra se si po ushtrohet dhuna më kujton fort taktikat e grupeve të së majtës ekstreme.

Maskat, koktejet Molotov, thyerjet dhe sulmet ndaj policisë: një repertor që e kemi pa edhe në trazira ku kanë marrë pjesë grupe antifashiste radikale. Kjo ngjashmëri, vetvetiu, nuk e dëshmon kush po i organizon sulmet, por politikisht është vështirë mos me e vërejtë.

Krejt çka po mungon është parulla: “Defund the police”.

Mbrëmë e dëgjova një djalë të ri, drejtpërdrejt në Euronews Albania, duke thanë se duhen djegë bankat dhe duhet përdorë dhuna.

E qysh me ia ba? Me e trajtu edhe këtë si mendim rinor që duhet duartrokitë?

Sigurisht, fundi i këtyre protestave ka me ndiku shumë në mënyrën se si kanë me u kujtu. Fituesi e shkruan historinë.

Por gazetarët duhet me e shkru atë që po e shohin sot, pa pritë me marrë vesh kush ka me fitu nesër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.