☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.23 ▲1.6%
ARI 4,560 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,327 ▲ +1% ETH $2,044 ▲ +2.02% XRP $1.3535 ▲ +1.53% SOL $83.5700 ▲ +1.38%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.23 ▲1.6 % ARI 4,560 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Dita Kombëtare për promovimin e produktit të ullirit dhe vajit të ullirit në Vlorë

Aktivitet ndërgjegjësues për promovimin dhe financimin e të gjithë zinxhirit të përpunimit të Vajit të Ullirit.

Në qytetin e Vlorës u organizua në fundjavën që kaloi, më 19 qershor 2021, aktiviteti i përvitshëm për promovimin e produktit të ullirit dhe vajit të ullirit. Në aktivitetin e organizuar nga shoqata “Nucleus Albania”, morrën pjesë përfaqësues të industrisë se përpunimit të Vajit të Ullirit,  nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural-MZHBR, me përfaqësues z. Irfan Tarelli, Bashkia Vlorë e përfaqësuar nga Zj.Aulona Veizi, Qendra e Transferimit të Teknologjisë Bujqësi-QTTB Vlorë, Shkolla Tregtare Vlorë, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, Institucionet financiare dhe jo-financiare si FED invest, Qendra ABA  dhe Banka OTP Albania.

Mesazhi i këtij aktiviteti është promovimi i produkteve shqiptare, sidomos gatimeve me vaj ulliri, i lidhjes së fermerëve dhe prodhuesëve me institucione të kërkimit si QTTV – Qendra e Transferimit të Teknologjive Vlorë, lidhjes me Institucionet Financiare që mbështesin këto grupe interesi për investime, inovacion dhe zgjerim, lidhje me institucione jo–financiare e arsimore për t’u bërë promotor të transferimit të vlerave.

Nga MBZHR ishte i pranishëm z.Irfan Tarelli, Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, ku theksoi se të tillë evente janë të rëndënsishme dhe vlerësoi cilësitë e ullirit përtej frutit, i shtrirë në të gjithë hallkat e zinxhirit të vlerës dhe i lidhur tërësisht me natyrën dhe biodiversitetin.

Aktiviteti i shërbeu bizneseve të forcojnë lidhjet mes tyre, si dhe të njihen me skemat e mbështetjes me subvencione nga buxheti i Qeverisë Shqiptare nëpërmjet instrumentave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe mbështetjen që do të fillojë me financim të Bashkimit Evropian nëpërmjet Programi IPARD III si Instrumenti i Asistencës së Para – Aderimit në Bashkimin Evropian.

Për më teper bizneset kishin mundesinë të njihen nga afër edhe me skemat e kreditimit dhe mbështetjen teknike të ofruar nga FED invest, Qendra ABA nëpërmjet aplikacionit ABA Online dhe nga Banka OTP Albania.

Në aktivitet u prezantuan aktivitetet dhe shërbimet e Qendrës ABA, të cilat reflektohet në kohë reale në platformen digjitale ABA Online për të arritur jo vetëm tek anëtarët FED invest, por tek çdo fermer në mbarë vendin. Pjesëmarrësit në aktivitet u regjistruan në plaftormë dhe u inkurajuan të bashkëpunonin me Qendrën ABA.

FED invest ndër vite ka financuar të gjithë zinxhirin e vlerës që lidhet me vajin e ullirit që nga fermeri më i vogël që prodhon varietetin e ullirit dhe kujdeset çdo ditë për të deri tek prodhuesit dhe përpunuesit e mëdhenj tek grumblluesit, ku mund të përmendim fabrika në zona të ndryshme si ne Llakatund, Novoselë, Lukovë etj.

FED invest edhe në ketë situatë të vështirë demostroi qëndrueshmeri financiare ku portofoli i kredidhënies arriti vlerën 4.4 miliardë lekë dhe i depozitave  4.4 miliardë lekë. Në 2020 janë disbursuar rreth  5 000 kredi. Mbi 54 % e volumit të kredidhënies është disbursuar në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë. FED invest i shërben 75 000 anëtarëve ku mbi 60 % e tyre jetojnë në fshat.

FED invest, prej 29 vitesh, ofron konsulence dhe ekspertizë përmes një stafi të specializuar që mbështet te gjithe fermeret gjatë të gjithë periudhës së financimit, sidomos ndaj shtresave me akses të kufizuar në sektorin bankar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.