☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.40 ▼1.34%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,969 ▼ -1.1% ETH $2,313 ▼ -1.6% XRP $1.2941 ▼ -2.36% SOL $100.0800 ▼ -1.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Dixhitalizimi, RTSH kërkon shtesë buxheti

RTSH ka kërkuar një shtesë nga buxheti i shtetit për të përballuar investimet në teknologji në përmbyllje të procesit të dixhitalizimit. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi e bëri të ditur këtë të mërkurën në një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias. Por deputet e opozitës në këtë komision kthyen në vëmëndje ngjarjen e pak kohëve më parë, kur RTSH ndërpreu  dhënien e sinjalit të seancës parlamentare për televizionet private, ndonëse objekti i mbledhjes ishte diskutimi në parim i projektbuxhetit 2018, nga cili RTSH merr rreth 1/3 e financimit.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, zoti Gëllçi ka sqaruar se operatorori publik nuk ka detyrim të shpërndajë sinjalin për televizionet private, ndonëse këta të fundit kanë qenë të ftuar të ndajnë kostot e prodhimit të sinjalit ose të transmetojnë me logon e RTSH Kuvend. “Unë kam për detyrë ta transmetoj në RTSH dhe jo në kanalet e tjera. RTSH nuk mund të jetë një infrastrukturë teknike falas për mediat private. Është shkelje e ligjit” theksoi zoti Gëllçi. “Unë nuk mund të kërkoj para dhe të them “Më jepni para të prodhoj për televizionet private”” shtoi drejtori i përgjithshëm i RTSH.
RTSH është në përmbyllje të procesit të dixhitalizimit, kostot e të cilit janë mbuluar nga një kredi prej 26 milionë euro. Drejtori i Përgjithshëm Thoma Gëllçi kërkoi një shtesë në buxhet për të mbuluar këtë detyrim, duke argumentuar se ligji përcakton se investimet teknoligjike mbulohen nga buxheti i shtetit. “Shtesat janë për një punë që nuk ka të bëjë me programet, por me kredinë, shtyllat, energjinë elektrike me mbajtjen e një rrjeti që nuk na shërben vetëm ne, por u shërben të gjithëve” tha zoti Gëllçi. Gjatë vitit të fundit me të njëjtin buxhet dhe të njëtat burime njerëzore RTSH ka shtuar numrin e kanaleve, duke shkuar tek publiku me programe të dedikuara edhe në RTSH 2, RTSH 3 e RTSH SPORT. Ndërsa brenda vitit nga një kanal satelitor RTSH do të kalojë në 6 të tillë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.