Djali që ka vizituar 198 vende pa mbushur të 40-at
Gunnar Garfors ka vizituar 198 vende të botës, madje pa i mbushur të 40-t. Kur ishte 37 vjeç, ai i kishte vizituar këto vende dhe kur njerëzit e pyesin për shtetin e tij të preferuar, atij i duhet shumë kohë që të zgjedhë. Mirëpo, ai sugjeron 12 vende, të cilat duhet t’i vizitoni patjetër gjatë jetës suaj.
Rumania
Transylvania është e njohur për kështjellën e saj, malet, natyrën. Të gjitha këto bukuri do ju lënë pa mend.
Magakaskari
Vija bregdetare, lemurët dhe pemët e çuditshme do ju mahnitin.
Islanda
Ndonëse ky ishull është goditur disa herë nga erërat dhe dallgët e shumta vijon të qëndrojë i fortë.
Vietnami
Nëse do miq të vërtetë mund t’i gjeni këtu. Këtu mund të gjeni tregje lundruese, por keni edhe stresin e trafikut.
Kirgistani
Nëse doni një natyrë mahnitëse dhe njerëz miqësorë, atëherë shkoni në Kirigistan.
Kiribati
Këto do të gjeni një parajsë të vërtetë, det fantastik, luks dhe mikpritje.
Zelanda e Re
Këtu mund të shijoni lloje të ndryshme plazhesh, ndër më të bukurit në botë.
Nikaragua
Këtu keni mundësi që të praktikoni sporte të ndryshme dhe të shijoni natyrën mahnitëse.
Sierra Leone
Kjo parajsë duhet të jetë patjetër në listën tuaj. Këtu ju presin plazhe të mrekullueshëm, fshatra idilikë dhe njerëz të qeshur.
Norvegjia
Këtu do të gjeni gjithçka. Malet e egra, akullnajat madhështore, fshatrat e vegjël, diellin që ju shoqëron deri në mesnatë dhe gjithçka që doni. Duhet ta vizitoni patjetër, në të kundërt do pendoheni.
Dominica
Ky është një prej ishujve më pak të njohur të Karaibeve, por që duhet të vizitohet patjetër nga njerëzit.
Uruguaj
E njihni këtë shtet që shtrihet mes Argjentinës dhe Brazilit? Uruguaj është shteti i dytë më i vogël në Amerikën e jugut dhe pak i vizituari.