🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 84.17 ▼0.34%
ARI 4,133 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,624 ▲ +0% ETH $1,920 ▲ +0.04% XRP $1.0808 ▼ -0.62% SOL $74.0900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.17 ▼0.34 % ARI 4,133 ▲0.89 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.17 ▼0.34 % ARI 4,133 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Politika

“Do ta çojmë çështjen në Strasburg”, avokatët e Veliajt në konferencë për mediat: Nuk ka arsye për ta mbajtur në burg

Avokatët mbrojtës të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, Plarent Ndreca dhe avokati Ben Brandon, kanë mbajtur një konferencë për mediat këtë të enjte ku kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij dhe kanë paralajmëruar ankimimin e çështjes në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Në fjalën e tij, avokati Ndreca u përqendrua te vonesat gjyqësore që sipas tij po shkaktohen me masën e sigurimit personal ndaj Veliajt. Sipas tij, me gjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që kërkonte përshpejtimin e shqyrtimit, Gjykata e Lartë ka lënë të kalojnë 9 muaj pa dhënë një vendim. Ndreca theksoi se mbajtja në burg e një drejtuesi të zgjedhur nga qytetarët nuk i shërben më asnjë rrethane hetimore dhe cënon të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u udhëhequr nga kryetari i tyre legjitim.

“Pika thelbësore është fakti që vonesa në trajtimin e çështjes së masës së sigurimit të Veliaj është kthyer në një problem në vetvete. Gjykata e Lartë duhet menjëherë të trajtojë ato që Gjykata Kushtetuese ka shtruar dhe të dalë në një vendim proporcional. Në fakt, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për përshpejtim të çështjes, janë dashur 9 muaj. Kemi bërë dy kërkesa në Gjykatën e Lartë për ta përshpejtuar për shkak të rëndësisë së posaçme që ka subjekti, personi, e përsëris, një kryetar bashkie i zgjedhur, në detyrë. Në kushte kur nuk ka më asnjë rrethanë dhe shkak të mbahet në arrest me burg, ai ka të drejtë të ushtrojë detyrën e tij ashtu si qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të kenë kryetarin e tyre”, u shpreh Ndreca.

Nga ana e tij, avokati britanik Ben Brandon, denoncoi pamundësinë për të takuar klientin e tij për më shumë se një vit. Brandon sqaroi se mbrojtja po përgatit aplikimin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, në Strasburg, por sipas tij mohimi i kontaktit me avokatët e zgjedhur përbën një shkelje të hapur të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Ai e cilësoi masën e arrestit si të panevojshme dhe kërkoi ndërprerjen e saj të menjëhershme.

“Ne jemi përfaqësuesit ligjorë ndërkombëtarë të zotit Veliaj. E kuptojmë që kjo është një çështje me rëndësi të madhe për vendin tuaj. Jemi këtu për ta asistuar zotin Veliaj në aplikimin e tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Për më shumë se 14 muaj na është mohuar e drejta për të takuar klientin tonë. Kjo është e papranueshme. Nuk bëhet fjalë për dëshirën tonë për ta takuar, por për të drejtën e zotit Veliaj që të përfaqësohet nga avokatët e zgjedhur prej tij. Ne mendojmë se ndalimi i tij është i panevojshëm dhe joproporcional. Ai ndikon jo vetëm te zoti Veliaj dhe familja e tij, por edhe te qytetarët e Tiranës që e kanë zgjedhur. Masa duhet të marrë fund menjëherë”, është shprehur Brandon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.