Politika

Doda ndahet nga grupi i PD, voton e vetme: Kam ndërgjegjen time

Mesila Doda ka qënë e vetmja deputete e PD-së që ka qëndruar në sallën e Kuvendit dhe ka votuar arrestimin e dy deputetëve të mazhorancës, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

dodaNë një kohë kur grupi parlamentar i PD-së, pavarësisht se ishte pro arrestimit, nuk mori pjesë në votim, Doda tha ‘se ky është një vendim pro ndërgjegjes sime dhe në respekt të bindjeve të mia se shqiptarët kanë nevojë për të një politikë ndryshe.

Politikanët kanë detyrën që t’i shkojnë deri në fund bindjeve të tyre dhe unë do të doja që sot të votohej edhe për ata që janë akuzuar për vepra edhe më të rënda penale nga PD-ja. Këta dy deputetë gjithsesi, kanë qënë në grupin e atyre që kërkoheshin për dekriminalimin. Në kushtet kur grupi ka mendimin që të mos votojë në një rast të tillë, është mendim i tij. Kurse qëndrimi im është pro ndërgjegjës sime. Unë do të vazhdoj të qëndroj në respekt të bindjeve të mia se shqiptarët kanë nevojë për një politike ndryshe.

Unë nuk kam frikë nga asgjë dhe s’ka asgjë që të më mbajë peng. Flasim aq shumë për dekriminalizimin dhe kur na jepet rasti nuk ka pse të tërhiqemi.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button