Rajoni

Dodik: Autorët e incidentit me Vuçiçin para drejtësisë vetën nëse RS dhe Serbia do të bashkëpunojnë

Presidenti i Republika Serpska (RS) në Bosnje, Milorad Dodik deklaroi se RS ka kryer gjithë procedurat për dokumentimin e hetimin e personave të pranishëm në Potocari, ku ndodhi përpjekja për vrasjen e kryeministrit serb, Aleksander Vuçiç, dhe shtoi se hetimi po kryhet nga zyra special e prokurorit.

Dodik u shpreh për radiotelevizionin serb mbrëmjen e së hënës se ”ata që u përpoqën të vrasin kryeministrin do të vendosen para drejtësisë vetëm nëse Republika Serpska dhe Serbia do te bashkëpunojnë pasi, nëse zyra e prokurorit të Bosnje-Hercegovinës punon më vete, atehere asgjë nuk do te dalë në dritë”.

Dodik beson se sulmi ndaj Vuçiçit ishte një ofendim për Serbinë gjithashtu, i kryer për të poshtëruar vendin në një kohë kur po përkujtoheshin viktimat e Srebrenicës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button