Dodik fiton ulëse në presidencën trepalëshe në Bosnje
Lideri nacionalist serb në Bosnje, Milorad Dodik, ka fituar zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur dje, raporton Reuters.
Partia e Dodikut ka konfirmuar se ka fituar një vend në presidencën tripalëshe me 55 për qind të votave, bazuar në 72 për qind të fletëvotimeve të numëruara.
Zëdhënësi i partisë, Radovan Kovaçeviq, ka thënë se Zeljka Cvijanoviq, kandidat për president të Republikës Serbe autonome të Bosnjës, po kryesonte ndaj rivalëve me 55 për qind të votave bazuar në 17.6 për qind të votave të numëruara.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.