DOHA – Blinken: SHBA angazhim me talebanët për evakuimet nga Afganistani
SHBA-ja po punojnë me talebanët për të evakuuar njerëzit që përpiqen të largohen nga Afganistani, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndërsa vlerësoi Katarin për ndihmën në evakuimin e mijëra personave.
“Gjithashtu, ne jemi angazhuar me talebanët në këtë temë, përfshirë orët e fundit”, tha Blinken për evakuimin e qytetarëve amerikanë dhe afganëve në rrezik.
“Talebanët nuk i kanë mohuar daljen askujt që mban një dokument të vlefshëm”, vazhdoi ai.
Duke folur në kryeqytetin e Katarit, Doha, Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vlerësuan dhe falënderuan Katarin për ndihmën në evakuimin e 58 000 personave nga Afganistani.
Talebanët fondamentalistë morën kontrollin mbi Kabulin muajin e kaluar, përpara tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane.