🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.31%
DOW 52,543 ▲0.09%
NASDAQ 26,638 ▲0.81%
NAFTA 97.96 ▲0.14%
ARI 4,146 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,500 ▲ +2.27% ETH $2,500 ▲ +2.32% XRP $1.3748 ▲ +4.09% SOL $107.7600 ▲ +1.84%
S&P 500 7,736 ▲0.31 % DOW 52,543 ▲0.09 % NASDAQ 26,638 ▲0.81 % NAFTA 97.96 ▲0.14 % ARI 4,146 ▲0.07 % S&P 500 7,736 ▲0.31 % DOW 52,543 ▲0.09 % NASDAQ 26,638 ▲0.81 % NAFTA 97.96 ▲0.14 % ARI 4,146 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Bota

DOHA – Macron paralajmëron masa të ashpra përpara protestave të fundjavës

PARIS, 21 tetor /ATSH-AFP/- Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi sot se autoritetet nuk do të lejojnë trazira gjatë protestave të tjera që pritet të zhvillohen këtë fundjavë në Francë.

“Personat që duan të shkaktojnë kaos në qendrat e qyteteve të shtunën e ardhshme do të pengohen”, deklaroi sot Macron në kryeqytetin e Katarit, Doha, gjatë një vizite në Lindjen e Mesme.

Ai tha se forcat e sigurisë do të ndërhyjnë me vendosmëri, pas trazirave të mëdha që përfshinë qytete të rëndësishme franceze gjatë fundjavës së kaluar.

“Po përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla”, u shpreh ai.

Macron bëri të ditur se nesër do të zhvillojë konsultime me autoritetet e sigurisë, për të marrë informacion të detajuar mbi planet parandaluese, mbledhjen e informacionit për kërcënimet e mundshme dhe masat e sigurisë që do të zbatohen gjatë javëve në vijim.

Presidenti francez përsëriti se dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

“As dhuna me fjalë dhe as ajo fizike, as kundër pronës dhe as kundër njerëzve nuk mund të justifikohet”, deklaroi ai.

Ndërkohë, qeveria franceze po vazhdon bisedimet me përfaqësuesit e studentëve dhe nxënësve, si dhe me përfaqësuesit e punonjësve dhe punëdhënësve, për ato që Macron i cilësoi si “kërkesa të drejta” të protestuesve.

“Qëllimi është të dëgjojmë njerëzit, t’i marrim seriozisht shqetësimet, kundërshtimet dhe zemërimin që ekzistojnë, të trajtojmë shkaqet që qëndrojnë pas tyre dhe ta bëjmë këtë në mënyrë të organizuar. Në të njëjtën kohë, duhet të bëjmë një dallim të qartë mes këtyre çështjeve dhe akteve të dhunës, ndaj të cilave nuk do të bëjmë asnjë lëshim”, përfundoi Macron. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.