☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 83.10 ▲0.96%
ARI 3,715 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,901 ▼ -0.37% ETH $1,806 ▲ +0.44% XRP $0.9892 ▲ +0.55% SOL $74.8600 ▲ +0.71%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.10 ▲0.96 % ARI 3,715 ▼0.73 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.10 ▲0.96 % ARI 3,715 ▼0.73 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Politika

DOKUMENTI / Reforma Zgjedhore, PS dhe PD kërkojnë ekspertizë nga OSBE-ODIHR

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformës Zgjedhore i është drejtuar zyrtarisht OSBE/ODIHR-it me kërkesën për caktimin e ekspertëve që do t’i bashkohen grupit të punës për hartimin e ndryshimeve zgjedhore.

Në një shkresë të firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit që mban datën e sotme, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, kërkohet që ekspertët e OSBE/ODIHR-it të kontribuojnë drejtpërdrejt në hartimin e projektakteve në kuadër të reformës zgjedhore.

Sipas bashkëkryetarëve, angazhimi i ekspertëve do të ndihmojë në vijimin dhe përmbylljen e punës së nisur, trajtimin e çështjeve të mbetura, si dhe reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.

Letra e plotë:

“Në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e OSBE/ODIHR-it në përmirësimin e legjislacionit dhe të proceseve zgjedhore në Republikën e Shqipërisë.

Në mbledhjen e zhvilluar më datë 17.11.2026, Komisioni vendosi t’i drejtohet OSBE/ODIHR-it me kërkesën për caktimin e ekspertëve, të cilët do t’i bashkohen grupit të ekspertëve të Komisionit dhe do të kontribuojnë drejtpërdrejt në hartimin e projektakteve në kuadër të reformës zgjedhore.

Angazhimi i këtyre ekspertëve do të mbështesë vijimin dhe përmbylljen e punës së nisur, duke ndihmuar në trajtimin e çështjeve të mbetura dhe në reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Përfshirja e tyre në procesin e hartimit do të mundësojë ofrimin e ekspertizës së specializuar gjatë përgatitjes dhe finalizimit të projektakteve.

Në zbatim të këtij vendimi, do të vlerësonim mbështetjen tuaj për caktimin e ekspertëve dhe njoftimin e emrave të tyre, me qëllim përfshirjen në veprimtarinë e grupit të ekspertëve të Komisionit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm, mbetemi të angazhuar për vijimin e një procesi gjithëpërfshirës, të mbështetur në ekspertizën profesionale dhe në rekomandimet ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.