☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,324 ▼0.23%
DOW 50,198 ▼1.11%
NASDAQ 24,430 ▲0.42%
NAFTA 83.10 ▲0.96%
ARI 3,715 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,901 ▼ -0.37% ETH $1,806 ▲ +0.44% XRP $0.9892 ▲ +0.55% SOL $74.8600 ▲ +0.71%
S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.10 ▲0.96 % ARI 3,715 ▼0.73 % S&P 500 7,324 ▼0.23 % DOW 50,198 ▼1.11 % NASDAQ 24,430 ▲0.42 % NAFTA 83.10 ▲0.96 % ARI 3,715 ▼0.73 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Kronika

Projektligji i ri, sigurim i detyrueshëm edhe për monopatinat elektrike

Monopatinat elektrike pritet t’i nënshtrohen sigurimit të detyrueshëm. Detyrimi parashikohet në projektligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, paraqitur në konsultim publik. Dokumenti i rendit në tre kategori.

Sipas nenit 3 të projektligjit, konsiderohet mjet motorik çdo mjet që lëviz në tokë me fuqi mekanike dhe ka shpejtësi maksimale të projektuar mbi 25 km/h. Në këtë kategori përfshihen edhe mjetet me peshë neto mbi 25 kilogramë, nëse shpejtësia e tyre maksimale e projektuar është mbi 14 km/h, shkruan A2.

Më tej, saktësohet se mjetet që janë krijuar për shpejtësi 30 km/orë do të klasifikohet si mjet motorik duke iu nënshtruar sigurimit të detyrueshëm, pavarësisht peshës. Po kështu, një monopatinë që peshon 30 kilogramë dhe ka shpejtësi maksimale të projektuar prej 20 km/orë do të përfshihet në skemë.

Ndërsa me peshë 20 kilogramë dhe shpejtësi maksimale të projektuar prej 25 km/orë nuk do të përfshihet në këtë detyrim mbi bazën e kritereve të përcaktuara.

Gjatë qarkullimit, përdoruesit do të jenë gjithashtu të detyruar të mbajnë policën e sigurimit ose një dokument tjetër që provon ekzistencën e kontratës dhe ta paraqesin kur kërkohet nga Policia Rrugore.

Në rast aksidenti me dëme materiale, dëmshpërblimin do të duhet ta bëjë kompania e sigurimit.

Megjithatë, sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë ndaj palëve të treta nuk është sigurim personal për vetë përdoruesin e monopatinës dhe nuk garanton automatikisht mbulimin e dëmtimeve të tij kur është shkaktar i aksidentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.