☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Dokumenti sekret, Mark Frroku: Jam ndaluar mbi 10 herë nga policia, por nuk kam pasur trafikant në makinë

Deputeti Mark Frroku tha sot se mund të jetë ndaluar mbi 10 herë nga policia, por në rastin e fundit, te cilit i referohet policia nuk ka pasur trafikant droge në makinë.

mark-frroku-473x270

Në një prononcim për mediat mesditën e sotme përpara Kuvendit ai tha se “Mark Frroku i nënshtrohet çdo ligji të këtij vendi dhe forcave të policisë apo prokurorisë i jam përgjigjur sa herë më kanë thirrur. Nuk kam pasur asnjë të kërkuar në makinën time. Unë nga policia mund të jem ndaluar edhe 10 herë sepse policia ka punën e saj. Por në asnjë moment nuk kam pasur trafikant droge në makinën time. Nëse do kisha trafikantin e drogës, policia do ta arrestonte personin”.

Dy ditë më parë u publikua në media një dokument sekret i policisë, sipas të cilit Mark Frroku refuzoi ti kontrollohej makina nga patrulla në Kamëz, pasi kishte informacion që ai kishte me vete një trafikant droge.

Duke iu përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, Frroku tha se vazhdon të ushtrojë mandatin që ia ka dhënë populli. Ndërkohë ai konfirmoi se në takimin e djeshëm me Tom Doshin ka folur vetëm për ndarjen e një biznesi që kanë pasur së bashku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.