Rajoni

Donalld Tusk në gjuhën bullgare: Ju jeni krijuesit e këtyre “bukurive të reja gjithnjë e më të reja”

“Atdheu i dashur, sa bukur je ti, me sa mrekulli kaltëron qielli i pafundmë yt”. Me këtë citat të një vjershe të patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov recituar në gjuhën bullgare kryetari i Këshillit të Evropës Donalld Tusk iu drejtua të pranishmëve në sallën e Teatrit Popullor gjatë ceremonisë së hapjes zyrtare të Presidencës Bullgare. Si kryetar i Këshillit të Evropës dhe si polak e kam të qartë sa forcë dhe vendosmëri shfaqët për të arritur suksese evropiane për atdheun tënd. Askush nuk ju ka dhënë asgjë si dhuratë. Ju jeni krijues të këtyre “bukurive të reja gjithnjë e më të reja”, vazhdoi në gjuhën bullgare zoti Tusk. Është mirë, se një nga prioritetet e Presidencës Bullgare është Ballkani Perëndimor, shtoi ai. Sipas tij, historia e Ballkanit është më dramatike dhe më interesante, se sa “Loja e froneve”. Në këtë kontekst ai theksoi, se atë, të cilën e meritojnë njerëzit e këtij rajoni është stabiliteti, siguria dhe mirëqenia. Dhe kush tjetër, veç pasardhësit e Spartakut duhet të bëjnë këtë. Ju kurrë nuk keni humbur flamur, prandaj besoj, se presidenca juaj do të jetë po aq e suksesshme se sa para një çerek shekulli Ishte Hristo Stoiçkovi  për kupën botërore të futbollit, theksoi zoti Tusk.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button