Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.75 ▼0.13%
ARI 4,178 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,142 ▼ -1.21% ETH $1,701 ▼ -2% XRP $1.1381 ▼ -2% SOL $69.2200 ▼ -2.64%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.75 ▼0.13 % ARI 4,178 ▼1.6 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.75 ▼0.13 % ARI 4,178 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Rajoni

Takimi sekret Kotzias-Dimitrov, negociatat për emrin në “Makedonia Palace”

Në Selanik është zhvilluar nën një fshehtësi ekstreme dhe masa të rrepta sigurie, takimi urgjent i shumëpërfolur 24 orët e fundit midis kreut të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, dhe homologut të tij maqedonas, Nikola Dimitrov.
Nuk dihet nëse në mënyrë simbolike është zgjedhur pikërisht hoteli “Makedonia Palace” i Selanikut, midis diplomatëve të të dy vendeve që ndodhen në kulmin e negociatave për emrin e fqinjit verior të Greqisë.

Takimi është mbajtur në kuadër të dialogut të rregullt dhe konsultimeve midis dy vendeve, për të rritur transparencën dhe besimin reciprok në marrëdhëniet dypalëshe.

Ministrat kanë shprehur dëshirën e tyre të përbashkët që të presin takimin e 17 janarit në Nju Jork, midis negociatorit të OKB-së, Matthew Nimetz, dhe përfaqësuesve të Greqisë dhe Maqedonisë, që do të paraqesin një kuadër fillestar brenda të cilit do të promovohet procesi për gjetjen e një emri të pranueshëm nga të dyja palët.

Ata ranë dakord gjithashtu të ndërmarrin një rol më aktiv në diskutimet për të kapërcyer mosmarrëveshjet për çështjen e emrit që ndajnë dy vendet për më shumë se 27 vite.

Ndërkohë, kreu i partisë së koalicionit qeveritar, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, Panos Kamenos është shprehur përsëri hapur se nuk do të jetë kurrë dakord që termi “Maqedonia” të jetë pjesë e emrit të fqinjit verior të Greqisë, duke propozuar edhe emrin e ri, Vardarska.

Orët e fundit, qarqe të Ministrisë së Jashtme në Athinë i janë përgjigjur edhe ndërhyrjes së Kishës Greke në çështjen e emrit, duke theksuar se me këtë veprim lihet përshtypja sikur Sinodi i Shenjtë kërkon të jetësohet me konceptet neonaziste të Agimit të Artë.

Ndërsa me tone më të ulëta, kryeministri grek Alexis Tsipras i është përgjigjur kryepeshkopit grek Ieronimos se, përgjegjëse për zgjidhjen e çështjes së emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është vetëm qeveria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.