Politika

Dorëheqja e Naços, Berisha: Dëshmi e shkërmoqjes së “aleancës së qelbësirave”

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë për dorëheqjen e ministrit Nasip Naço, duke e quajtur një dëshmi të shkërmoqjes së kabinetit të “aleancës së qelbësirave”.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se Naço nuk mund të pajtohej me përjashtimin e ministrisë së Drejtësisë nga reforma në sistemin e drejtësisë.

“Një dorëheqje si dëshmi e shkërmoqjes së kabinetit të “aleancës së qelbësirave”! Të dashur miq, Naço dha dorëheqjen, si dëshmi e shkërrmoqjes së “aleancës së qelbësirave”. Ai nuk mund të pajtohej me Edi Ramën dhe përjashtimin e ministrisë së Drejtësisë nga reforma e sistemit të drejtësisë dhe zëvendësimin e tij dhe ministrisë që ai drejtonte, nga Fatmir Xhafa, përfaqësuesi i klaneve të drogës dhe krimit dhe suita e tij, që ka hartuar, në përputhje me urdhërat e Ramës, projektin e asgjësimit të pushtetit gjyqësor dhe zëvendësimit të tij me vullnetin e Edi Ramës”, shkruan Berisha.a

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button