Ekonomia
Dorëhiqet drejtori i Borxhit pranë Ministrisë së Financave
Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Borxhit Publik në Ministrinë e Financave ka dhënë dorëheqjen.
Lajmi konfirmohet nga Ministria e Financave përmes një komunikate për shtyp, ku sqarohet se dorëheqja e zyrtarit është bërë për arsye familjare.
Gjithësesi, dorëheqja vjen pak ditë pas shkarkimit të ministrit Shkëlqim Cani nga drejtimi i Financave dhe zëvendësimin e tij nga Arben Ahmetaj.