🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.19 ▼0.1%
ARI 4,851 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,221 ▼ -0.29% ETH $2,324 ▼ -1.84% XRP $1.3566 ▼ -0.74% SOL $83.3200 ▼ -3.21%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.19 ▼0.1 % ARI 4,851 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
roze

Dorëzuan zarfin e gabuar, Akademia e “Oscar” i shkarkon

Dy personave që konsiderohen si përgjegjës për gafën e paprecedentë që shënjoi ceremoninë e çmimeve “Oscars” të këtij viti, u hiqet përgjithmonë e drejta për të punuar për Akademinë e Filmit dhe Shkencave.

Këtë e ka njoftuar vetë presidentja e akademisë prestigjioze, Cheryl Boone Isaacs. Brian Cullinan dhe kolegia e tij Martha Ruiz, kishin detyrën e dorëzimit të zarfeve me emrat e fitueseve në kategoritë e ndryshme, në emër të kompanisë “Price Waterhouse Coopers”, që merret me numërimin e votave dhe organizimin e zarfeve. Edhe pse ishte Cullinan ai që u cilësua përgjegjës për ngatërresën në momentin e shpalljes së filmit më të mirë të 2017-s, akademia ka vendosur t’i ndëshkojë të dy partnerët e madje do të rishikojë edhe lidhjet me vetë kompaninë, “PriceWaterhouseCoopers”.

Warren Beaty dhe Faye Dunaway shpallen “La La Land” si filmin më të mirë, e ndërsa producentët e muzikalit ishin ngjitur në skenë për të bërë falenderimet e rastit, u zbulua se statueta shkonte për një tjetër film, “Moonlight”.

Ky është cilësuar si një prej gabimeve më të rënda në 89 vitet e historisë së Academy Awards. Më vonë u mësua se Cullinan i kishte dhënë zarfin e gabuar 2 prezantueseve të çmimit, atë me emrin e aktores më të mirë, Emma Stone për rolin në La La Land.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.