☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.56 ▼1.28%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,017 ▲ +1.72% ETH $2,099 ▲ +2.8% XRP $1.3397 ▲ +0.67% SOL $82.8500 ▼ -0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.56 ▼1.28 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Doshi 5 orë te Krimet e Rënda, shmang komentet për mediat. U ballafaqua me biznesmenin Ymer Lala

Deputeti Tom Doshi u gjend serish në prokurori pas deklaratave të bëra publikisht se ndaj tij ishte planifikuar eliminimi fizik. Prej orës 10:00 të paradites së sotme, deputeti Doshi qendroi në ambientete e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke dëshmuar rreth cështjes që ka tronditur skenën politike shqiptare.

doshi3Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së krimeve të Rënda në orën 14:45 minuta, duke dëshmuar para prokurorëve prej një afati kohor prej 5 orësh. Pasi ka lënë organin e akuzës ai nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment për median e interesuar. Në fund të shkallëve atë e ka pritur makina dhe ai ka ikur menjëherë.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se këtë radhë Doshi është vënë përballë me biznesmenin Ymer Lala, emri i të cilit doli në videon me Durim Bamin, të paguarin për ekzekutimit e deputetit të Shkodrës dhe atë demokrat Mhill Fufi.

Pjesa e videos ku del emri i Ymer Lales

Tom Doshi: Po mas kësaj, po i kthehem edhe njëherë, pasi i gjujtën Tonit, si ishte ngjarja?

Durim Bami: E gjujtën Tonin edhe unë shkova. Më mori një mik në telefon dhe më tha i kanë gjujt Tonit dhe shkova. Po vij të marr tha dhe shkojmë bashkë. Më mori. Shkova me atë mikun dhe kur sishte ai miku mora Tonin në telefon dhe i thashë hë mo a je mirë, të kanë gjujt? Po më kanë gjujt. Hajt thashë se po vij atje. Jo mos hajde tha. i thashë po vij or si mos tvij. Jo mos hajde tha, hajde nesër, ska problem. Ai tha mos hajde se e ka pas hallin se po shkonte Ymeri, Ymer Lala po shkonte me e taku noshta. Kur shkova atje unë, se shkova ishte Eugeni.

Tom Doshi: Kush është Eugeni?

Durim Bami: Ai prokurori, ai me syze

Tom Doshi: Kryeprokurori i Krimeve të Rënda?

Durim Bami: E po

Tom Doshi: Janë miq?

Durim Bami: Po po janë miq, janë shumë shokë. Rrinë natë ditë bashkë

Tom Doshi: Çfarë kishte mrena?

Durim Bami: Erdhi Ymer Lala aty

Tom Doshi: Po policia erdhi?

Durim Bami: Jo serdhi policia

Tom Doshi: Unë e di që ka ardh policia

Durim Bami: Jo nuk ka ardh fare policia

Tom Doshi: Policia ka ardh, po mos ka ardh pasi keni ik ju

Durim Bami: Ndoshta ka ardh mrapa. Aty ishte vetëm Eugeni

Tom Doshi: Po mrapa si shkut? Durim Bami: Ikëm pastaj

Tom Doshi: Me kë ikët. Eugeni me kë iku?

Durim Bami: Ymeri erdhi me ne, Eugeni iku vetë.

Tom Doshi: Po ti me kë ishe?

Durim Bami: Unë edhe Ymeri bashkë. E cova deri te shpia Ymerin në bllok

Tom Doshi: Cfarë folët me Ymerin?

Durim Bami: U ka përzi me shumë gjana, jo se bëm ndonjë muhabet

Tom Doshi: Po në vazhdim a e takove më Tonin?

Durim Bami: Shkova të nesërmen aty

Tom Doshi: Ku aty?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.