“Dosja 184”/Damian Gjiknuri flet për “çunat problematikë”: Përgjimet janë të paligjshme
Pjesë nga biseda:
Gjiknuri: Kam qenë unë që kam folur me Edi Ramën për t;i krijuar një vend PD, sepse menduan se duhej një mekanizëm i posaçëm edhe pse nuk ishte pjesë e parlamentit. Do të komunikoj me kreun e partisë, sepse jam aty i emëruar nga PS. Kam qenë gjithmonë një person që kam punuar me këto standarde. Unë jam i akuzuar nga publiku dhe nga PD, sepse kam mbrojtur partinë time. Unë personalisht them se nëse ata vijnë dhe nëse e njohin këtë komision, unë do ta rishikoj këtë postin. Dalje në përgjim nuk është krim. Aty nuk ka asnjë veprim të paligjshëm nga ana ime. Unë kam marrë këto sulme, sepse kam pasur beteja politike. PD mund të dojë ta na shih në burg, por nuk na çon ajo në burg. Nëse ata e bëjnë këtë lëvizje dhe vijnë në komision, unë do ta rishikoj pozicionin tim. Nëse jam i mirë apo i keq i përcakton elektorati dhe partia ime. Prokuroria është përdorur politikisht.
Përgjimet i cilësoni të pavlera?
Gjiknuri:Fakti që je në përgjime, problemi është se çfarë ka aty të paligjshme. Ai përgjim ishte bërë kur ishte bërë numërimi i votave. Isha i gëzuar që fitova betejën atje. Ne bëmë një garë dhe e fituam. Çunat problematikë?Unë nuk dëgjova që PS të kishte bërë akte dhune në Dibër, përkundër kësaj sherre kanë bërë militantët e PD. Asnjë vepër penale nuk është kryera nga militantët e PS. Ato përgjime janë keqpërdorur dhe në një shtet demokratik duhet të shpallen të pavlefshme. Unë nuk kam asnjë komunikim të paligjshëm në përgjime. Përgjimet janë sekrete hetimore, të cilat nuk duhet të dilnin. Të vijnë në komisionin e Reformës. Dakord unë po veteofrohem si presidenti për krizën, unë po largohem. Vota vjen duke punuar me të gjitha shtresat e elektoratit, sepse vota nuk vjen nga televizori. Sistemi aktual është shumë i mirë, por për shkak të mungesës së votave edhe parimit të konsesnusit, ne jemi të gatshëm dhe të gjejmë diçka që i bënë mirë vendit. Ky sistem nuk është i keq, por problemi është maturimi i klasës politike.