Kronika

Dosja Xibraka/ Lirohet nga burgu Ermal Hoxha

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha ka lënë qelitë e burgut ku vuante dënimin për trafik lëndësh narkotike pasi u lirua me kusht. Hoxha ka lënë qelinë në burgun e Fierit në 13 shtator, por lajmi i lirimit të tij është bërë ë ditur vetëm mbrëmjen e së hënës.

Ermal Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg, kur përfitoi nga lirimi me kusht. Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim, por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.

“Familja ime e vockël u bashkua”. Kështu shkruan pak minuta pas publikimit të lajmit për lirimin nga burgu bashkëshortja e Ermal Hoxhës, Rezarta Shkurta. Në një postim në rrjetin social Instagram të shoqëruar edhe nga një video, ku shfaqen Ermal Hoxha me të bijën, Shkurta shkruan:

“Familja ime e vockël u bashkua, faleminderti për çdo fjalë dhe mbështetje që kam ndjerë nga ju, këto vite të vështira. Uroj nga zemra për secilin nga ju të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetën tuaj”.

Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi një laborator kokaine në Xibrakë të Elbasanit.  Operacioni “Xibraka” u zhvillua më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 shtetas kolumbianë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button