Ekonomia

DPT kontroll subjekteve të turizmit në Durrës, licensohen 159 subjekte

big_drejtoria_e_tatimeveDrejtoria e Hetimit Tatimor gjatë një kontrolli 7-ditor të ushtruar në subjektet private në zonën e plazhit Durrës, konstatoi shkelje lidhur me regjistrimin në organin tatimor, deklarimin e punonjësve, instalimin dhe përdorimin e paisjeve fiskale, dokumentimin e mallrave si dhe afishimin e çmimeve.

Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Tatiemve bëri të ditur se gjatë kontrollit u penalizuan 404 subjekte si dhe u arrit të licensohen 159 subjekte në QKR, çfarë do të thotë rritje e ndjeshme e numrit të punonjësve të perfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore. Po ashtu, sipas DPT-së, u konfiskuan 20.000 shishe birrë pa faturat përkatëse, 3 600 shishe me pije të aksizës (whisky, verë) si dhe asete te luajtëshme, të cilat në tërësi kapin një vlerë rreth 10.500.000 lekë.
DPT bën të ditur se këto operacione do të shtrihen në të gjithë zonat turistike të vendit dhe se do konfiskohet çdo paisje jofiskale, çdo mall pa faturë si dhe do penalizohet çdo subjekt që nuk lëshon kupon tatimore dhe ka të përfshirë në aktivitetin e tij punonjës të pasiguruar.
“Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, po punohet për çertifikimin e listës së çmimeve në të gjitha subjektet tregtare të hotelerisë dhe restoranteve, ku listat e çertifikuara do kenë logon e dy institucioneve”, thuhet në njoftimin e DPT-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button