Ekonomia

DPT: Punonjësit e pezulluar përkohësisht të deklarohen të papunë

Punonjësit, të cilët për shkaqe të ndryshme, për më shumë se një muaj janë të pezulluar apo të larguar nga puna pa të drejtë page, për muajt e plotë të pezullimit apo largimit, do të deklarohen nga tatimpaguesi në listëpagesë si të larguar nga puna dhe kur të rikthehen në punë të deklarohen të punësuar rishtazi.

Ky është vendimi teknik i marrë së fundmi nga Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Brisilda Shehaj dhe i shpërndarë për drejtoritë tatimore rajonale.

Në zbatim të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, deklarimi nga tatimpaguesi i detyrimeve për kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas kategorive të punonjësve bëhet në sistemin informatik të organeve tatimore të të dhënave sipas rubrikave përkatëse të deklaratës “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi”.

Me listëpagesën deklarohen personat që kanë lidhje me marrëdhëniet e punës dhe pagën gjatë muajit përkatës për të cilat tatimpaguesi ka detyrimin për të llogaritur kontributin për sigurimet shoqërore e shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.

Qëllimi thelbësor i deklarimit nga tatimpaguesi i të dhënave të listëpagesës së muajit përkatës është evidentimi i detyrimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të çdo punonjësi, i cili mbi bazën e pagesës së kontributeve ka të drejtën për të marrë përfitimet ligjore nga skemat përkatëse të sigurimeve.
Sipas vendimit të Shehajt, këto veprime duhet të realizohen brenda afateve ligjore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button