Dr Dre kërkon falje për të kaluarën e dhunshme
Reperi, producenti dhe miliarderi Dr Dre ka kërkuar falje publike për të kaluarën e tij të dhunshme ndaj femrave. Në një deklaratë të publikuar në “New York Times”, Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, thotë: “ I kërkoj falje femrave që kam lënduar. Më vjen vërtetë shumë keq për çfarë kam bërë dhe e di që ka një ndikim të përhershëm në jetën e të gjithë neve”.
Dre, 50 vjeç, ka qënë i martuar për mëse 20 vjet dhe thotë se tashmë është tjetër person nga ai që ka qënë. Në kulmin e suksesit të tij me grupin hip- hop NWA, ai u akuzua për sulme ndaj disa femrave. Polemikat u rindezën pas dokumentarit për grupin NWA që u publikua së fundmi nga Straight Outta Compton. Filmimi është në kritika të forta pasi nuk përmend mizogjininë e grupit dhe lidhjet e Dre me dhunën ndaj femrave.