Drafti i Ri për energjinë, Shalsi: ERE të mbikëqyrë procesin e pajisjes me matësa
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi deklaroi për mediat se në mbledhjen e sotme të këtij komisioni u diskutua për rolin që do të ketë Enti Rregullator i Energjisë Elektrike sipas ligjit të ri të për energjinë.
Shalsi tha se ERE do të mbikëqyrë procesin e pajisjes me matësa, që deri në virtin 2106 asnjë konsumator të mos mbetet pa matës të energjisë elektrike.
“Patëm mundësinë të diskutonin për rolin e ERE. Në ligjin e ri të energjisë, reforma e jashtëzakonshme që ka marrë përsipër qeveria ka lidhje edhe me fuqizimin e rolit të ERE-s dhe sot diskutuam projektrezolutën, një nga pikat që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve dhe ne i kërkojmë qeverisë dhe ERE-s të pajisë më matësa konsumatorët që asnjë të mos ngarkohet me faturë afrofe”, tha Shalsi.
Shalsi shtoi më tej se “Rezolutën po e diskutojmë me të gjitha grupet e interesit dhe mendoj se me këtë ligj, Shqipëria ka hapur një kapitull të ri. Ne mendojmë se kemi bërë më të mirën për shqiptarët, më të mirën për konsumatorët”.