Përfundon gara për kreun e PD-së në Korçë, Harito Zoto mposht Mikel Dishnicën me diferencë të thellë votash
Harito Zoto është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Korçë, pas përfundimit të procesit të votimit mes anëtarësisë së kësaj force politike.
Zoto mori 398 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë, Mikel Dishnica, siguroi 109 vota.
Në procesin e votimit morën pjesë 517 anëtarë të PD-së, nga 4 800 që kishin të drejtë vote.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.