Pas largimit nga Kryeministria, policia shoqëron disa protestues pranë selisë së PD-së
Pas gati 4 orësh protestë, policia ka shoqëruar sërish disa protestues, këtë herë pranë selisë së Partisë Demokratike.
Sipas raportimeve të gazetares së Euronews, Enkeljda Mema, ka pasur disa të shoqëruar, ndërsa forcat e policisë, sipas saj, janë në kërkim të personave të maskuar, të cilët kanë kryer gjithashtu akte dhune.
Ndërkohë, protestuesit ndodhen në katër anët e Unazës, pasi pak minuta më parë janë tërhequr nga Kryeministria dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.