Drama e familjes Gulasci, portieri humbi ndeshjen e Champions-it se u mbajt nën kërcënimin e armës gjatë një grabitjeje të armatosur
Ish-portieri i Leipzig, Peter Gulacsi, dhe familja e tij kanë rënë pre e një grabitjeje me armë në shtëpinë e tyre në Puzol të Spanjës.
Raportohet se portieri, i cili aktualisht luan për Villarrealin, dhe bashkëshortja e tij, Diana Vigh, janë mbajtur nën kërcënimin e armës vetëm pak orë para se 36-vjeçari të luante në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.
Portieri hungarez nuk mori pjesë në ndeshje pasi një grup prej katër personash të maskuar dhe të armatosur me pistoleta hynë me forcë në shtëpinë e tyre luksoze, e cila ndodhet në një kompleks rezidencial në veri të Valencias. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.