Mourinho “ngrin” klubet italiane: Endrick nuk ka nevojë të huazohet në janar
Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, frenon zërat që sugjerojnë një huazim të mundshëm në janar për sulmuesin Endrick, me destinacion Milan-in ose Roma-n në Serie A. Për “Tnt Sports Brasil”, trajneri portugez ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta lejojë lojtarin të largohet.
“Endrick ka pësuar një dëmtim para nisjes së sezonit, që e ka mbajtur jashtë fushave për më shumë se një muaj. Është e vërtetë që nuk i kam dhënë një shans të vërtetë pas rikuperimit.
Kundër Villarreal-it ishte gati të hynte në fushë, por në atë moment shënuam një gol dhe në inferioritet numerik është normale që trajneri të marrë në konsideratë opsione të tjera. Nuk mendoj se Endrick ka nevojë të shkojë diku tjetër në huazim dhe besoj se do të ketë sukses te Real Madrid”, – është shprehur trajneri Mourinho.
Pas kësaj deklarate, Milan dhe Roma duhet të shohin sulmues të tjerë për merkaton e janarit, pasi për Endrick situata është më e vështirë nga sa mund të mendohej më parë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.