Politika

Dritan Prifti dëshmon në Prokurori: Ka skenar të mirëmenduar për të vrarë Doshin. Do kthehem në politikë

Dritan Prifti ka dëshmuar sot para prokurorëve të Krimeve të Rënda për akuzat e deputetit Tom Doshi.

dritan-prifti-Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, Prifti tha se është thirrur nga ky organ pasi Meta ka përmendur emrin e tij në deponimet që ka bërë. Ish-ministri i Ekonomisë akuzoi kreun e Parlamentit se e ka përfshirë në këtë histori për të drejtuar vëmendjen e publikut diku tjetër. Prifti ka paralajmëruar se do të rikthehet në politikë.

“Isha sot në prokurori sepse zoti Meta më ka përmendur në një nga deponimet e tij këtu dhe kjo ishte arsyeja pse prokurorët më kanë thirrur. Si në kohën që vija për të denoncuar korrupsionin deri sot që kam ardhur për të denoncuar vrasjen politike të dy deputetëve, kemi ecur shumë mbrapa. Ilir Meta është përpjekur të më përfshijë në këtë histori, pavarësisht se unë jam informuar në muajin tetor për këtë. Ka përmendur bizneset e mia, këto janë manovra për të drejtuar vëmendjen e publikut diku tjetër. Nëse Meta vijon të më implikojë, megjithëse kam 2 vjet që jam jashtë politikës, do të rikthehem në politikë”, deklaroi Prifti.

Ai konfirmoi se ka patur një skenar për të vrarë Tom Doshin dhe gjithashtu ka shprehur bindjen se Prokuroria do të zbardhë çështjen pas deklaratave të tij.

“Ka pasur komplot kundër Tom Doshit, ka pasur skenar të mirëmenduar për të vrarë Tom Doshin. Kam bindjen se ky grup prokurorësh do të zbardhë këtë tentativë për vrasje. Unë nuk jam Mark Frroku, erdha këtu dhe kam deklaruar plotësisht të vërtetën. Nuk më tremb asnjë lloj presioni që mund të bëjë Ilir Meta apo njerëzit e tij. Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe për shkak të këtyre halleve nuk preferon të tregojë të vërtetën, unë nuk i kam këto halle. Me informacionin që kam unë, jam i bindur se kjo çështje do të zbardhet”, tha Prifti.

Ai tha se shkak për akuzat ndaj tij, është urrejtja që ka Meta për të dhe Tom Doshin. Prifti mohoi të ketë video për Shkëlzen Berishën, duke i quajtur këto taktika që edhe pulat i kuptojnë.

“Arsyeja është një urrejtje që ka pasur Ilir Meta ndaj meje dhe Tom Doshit. Nuk kam asnjë video ndaj Shkëlzen Berishës. Janë taktika që përdor Ilir Meta për të fituar një pjesë të elektoratit të majtë. Janë taktika që edhe pulat e mia në Koplik i kuptojnë dhe jo më shqiptarët”, tha Prifti.

Ashtu siç edhe e kishte konfirmuar një ditë më parë, ish-deputeti Dritan Prifti është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi i është dërguar një ftesë nga organi i akuzës, për tu pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen në fjalë.

Gjithashtu pritet që sot ti drejtohet organit të akuzës edhe Ylli Xhaxhollari, pronari i lokalit “Viva”, Ymer Lala dhe Fation Skënderi.

Në lidhje me këtë çështje, kanë dhënë dëshminë e tyre në Prokurori edhe vetë Tom Doshi, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, deputeti i PD-së Mhill Fufi, ish- kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshëm Tahiri dhe deputeti Mark Frroku. Por dje Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka takuar kryeministrin Edi Rama.

Ish-deputeti socialist, Tom Doshi para pak ditësh publikoi në faqen e tij zyrtare të Facebook, një video ku shfaqej Durim Bami, i cili rrëfente para Doshit emrat e personave që kishin organizuar ekzekutimin e tij, si edhe mënyrën se si kishin menduar që ta eliminonin.

Në video, 36-vjeçari nga Fushë-Kruja sqaronte se i ishin premtuar 500 mijë euro nga “Toni” dhe ky i fundit kishte marrë porosi për ekzekutimin e Doshit dhe më pas Fufit. Veç kësaj, Bami i tregon në video sa herë e kanë ndjekur dhe se si kishin menduar ta eliminonin me tritol. Gjatë deklaratave të tij, deputeti Doshi ka sqaruar se Bamin e ka takuar nëpërmjet deputetit Mark Frroku dhe gjatë këtyre bisedave ai ka mësuar se kanë dashur ta ekzekutonin. Doshi ka akuzuar si porositës kreun e Kuvendit Ilir Meta, ndërsa ka thënë se kishte vënën në dijeni edhe ministrin e Brendshëm Tahiri e kryeministrin Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button