roze

“Dua të tërhiqem, por nuk di çfarë të bëj pa aktrimin”

Johnny Depp ka deklaruar se do i pëlqente shumë të ishte një person anonim dhe të jetonte si të donte, por nga ana tjetër ka pranuar se nuk do e dinte se çfarë të bënte nëse nuk do të merrej me filma.

1422026409depp-johnnyNë një intervistë për ‘Daily Mirror’, aktori i famshëm hollivudian tha: “Do tërhiqesha, por nuk do dija çfarë të bëja pa aktrimin. Kam probleme me relaksimin kur nuk kam punë.”

Protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” shtoi: “Dua shumë të mos jetoj më si i arratisur, nuk dua të futem fshehurazi nëpër hotele apo të dal i mbështjellë me shall deri te sytë që të mos njihem. Do doja që të bëja shëtitje si një njeri normal, pa pasur frikën e fotografëve, por dëshira për të aktruar nuk më është shuar ende, kështu që do të vazhdoj edhe për disa kohë.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button